E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, në pranga 1 person për kanosje me armë

Seksioni Kundër Krimeve ndaj jetës dhe Lirisë së Personit arrestua në flagrancë shtetasin Elvis Thimi, 28 vjec, banues Tiranë, sepse rreth orës 18.30 pas një sherri për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri automatik duke shtënë në tokë shtetasin Gëzim Bajrami, banues në rrugën "Mihal Grameno". Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një gëzhojë model 7.65 mm, një majë predhe, 1 automatik model Skorpions me numër 43465, 1986, një krehër dhe 10 fishekë model 7.65.

Po mbrëmë nga Seksioni Kundër Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasit , Vilbert Neki Lamaj, 26 vjec, lindur ne Vlore dhe banues ne Tirane, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tirane ka vendosur masa e sigurise "Arrest ne burg".

Ndërkaq është kryer edhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Betim Shaban Lame, 28 vjec, banues në Kamëz, i dënuar më parë për vjedhje, sepse me dt.14.08.2012, rreth orës 21.00, në lagjen 5, Kamëz ka vjedhur banesën e shtetasit Q.T, i vitl.1958, ku autori kishte marrë ne katin e dyte te baneses disa vegla pune, si dy gure fresibel, dy trapana dhe nje matrapik. Me dt.15.08.2012, ne oren 00.30, pronari i banesës ka njoftuar perseri se ne banesen e tije kishte hyre nje person për të vjedhur. Menjeherë kanë shkuar forcat e poilicisë dhe kanë kapur në flagrancë autorin, shtetasin e mësipërm. Neni 134 i K.P.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›