E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestimi i autorëve të vrasjes në Elbasan, Policia e Shtetit jep detajet

Policia e Shteti ka dhënë detajet lidhur me arrestimin e autorëve të dyshuar për ekzekutimin Gentjan Beqirit, një ditë më parë në banesën e tij në Elbasan. Në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e Policisë së Shtetit bëri me dije se nga strukturat e Drejtorisë së Policisë në Qarkun e Elbasanit mbrëmjen e djeshme u bë i mundur arrestimi i shtetasve:
 

- Arben Jaçe, vjeç 31, lindur ne Përmet dhe banues në Tiranë, i dyshuar për vrasjen e shtetasit Roland Rexhepi në vitin 2009.
- Florenc Çapja, vjeç 31, lindur dhe banues ne Elbasan, i dyshuar për tentativë vrasje ndaj shtetasit F.M, në vitin 2006.
 

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas dyshohet të jenë autoret e vrasjes se shtetasit Gentjan Beqiri, i njohur ndryshe dhe me emrin (Ardian Meta), vjeç 38, banues në Elbasan, i cili ishte në "Arrest shtëpie", pasi akuzohej për vrasjen e shtetasit Sokol Çapja në vitin 2005. Zbardhja dhe dokumentimi i plote ligjor i kësaj ngjarje kriminale, si dhe identifikimi dhe kapja e autoreve u bë i mundur ne bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
 

Po kështu, për katër punonjës policie te nivelit te parë drejtues, punonjës pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Elbasanit ka filluar ecuria disiplinore për "Përjashtim nga Policia e Shtetit".
 

Po ashtu jane sekuestruar në cilësinë e provës materiale
- 7 telefona celularë
- 8 predha pistolete
 

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale `Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim" dhe "Shpërdorim detyre".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›