E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, në pranga 2 kosovarë për mashtrim policia apel qytetarëve

TIRANë- Drejtoria Kundër Krimit Financiar në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka mundur të ndalojë dy shtetas kosovarë të cilët mashtronin qytetarët duke iu premtuar pasurim. Sipas një skeme mashtruese, me pretekstin e trajnimeve në fushën e biznesit duke fituar prej çdonjërit prej tyre 2.290 euro për tu anëtarësuar në këtë shoqëri, premtohej pasurimi i tyre. Këtë aktivitet të paligjshëm këta shtetas e kanë kryer në Shqipëri si përfaqësues të shoqërive “Euro Life Dooel” dhe “Gem Colection” me Seli në Shkup Maqedoni. Ndalimi i Valon Kycykut e Burim Haxhiollit është bërë më datë 6 të këtij muaji, por edhe pse është denoncuar si fakt qytetarët ende nuk e bësojnë që bëhet fjalë për një skemë mashtruese. Policia apelon të mos gënjehen më.

“Me keqardhje konstatojmë që edhe pse janë njoftuar qytetarët për këtë veprimtari të paligjshme duke i ftuar ata që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bien viktimë e mashtrimeve të këtij lloji, ende persona të ndryshëm vazhdojnë të mashtrohen nga persona të tjerë, lidhje të personave të arrestuar, dhe po paguajnë të njëjtat shuma në Shkup të Maqedonisë. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, u bën dhe një herë apel qytetarëve që të mos bien viktimë e kësaj skeme që do të çonte në humbjen e parave të tyre”, deklaron policia.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›