Ekstradohet nga Athina i dënuari për vjedhje
Interpol Tirana ka ekstraduar sot nga Athina shtetasin Gëzim Lutfi Cingu, 40-vjeç, lindur në Durrës.
Ky shtetas u ekstradua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me një vendim të vitit 2006, e ka dënuar shtetasin e mësipërm me 7 vjet burg, për kryerjen e veprës penale te "Vjedhjes" e kryer në bashkëpunim.
Në datën 24.10.2003, rreth orës 23:30, në qytetin e Durrësit, shtetasi Gëzim Cingu në bashkëpunim me shtetasin Agim çerma, kanë shkuar në studion e pikturës të quajtur "Currila", në pronësi të Rr. Rr. dhe pasi kanë thyer derën e studios, kanë vjedhur sende të ndryshme në vlerën 17.650 Lekë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, është bërë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit të lartpërmendur.