E Diel, 1 Nëntor 2026

Memaliaj, 12 fshatra vuajnë prej një muaji mungesën e energjise

GJIROKASTER- Prej mëse një muaji, rreth 12 fshatra të 3 komunave përballen me shkëputjen e energjisë që prej orës 7 të mëngjesit e deri në orët e vona të pasdites. Më të prekura, përvec familjarëve, mbeten subjektet e biznesit të cilat pothuajse kanë pezulluar punën për shkak të mungesës së vazhdueshme të energjisë.
Banorët thonë se për ndërprerjet nuk u është bërë asnjë njoftim zyrtar edhe pse faturat paguhen në mënyrë të rregullt në cdo muaj. Instancat përkatëse nuk japin përgjigje në lidhje me këtë problem edhe pse ka kaluar rreth një muaj që kur filluan ndërprerjet e energjisë.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›