E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, negociata për situatën politike

Presidenti Topi nisi bisedimet me krerët politike shqiptarë dhe përfaqësuesit e huaj në vend, në përpjekje për gjendjen e nje zgjidhjeje per situaten politike ne vend. Kreu i shtetit priti fillimisht në presidencë kryetarin e LSI-së, Ilir Meta dhe më pas u takua me ambasadorin amerikan në Tiranë, Xhon Withers. Topi vijon serinë e takimeve me ambasadorin e Komisionit Europian në Tiranë Helmut Lohan dhe ambasadorin spanjoll në Tiranë Emanuel Montobio.

Tema kryesore e këtyre takimeve është situata politike në vend, në një kohë kur protesta dhe greva e deputetëve socialistë ka hyrë tashmë në ditën e tetë të saj. Këto janë përpjekjet e dyta të presidentit për arritjen e një marrëveshjeje mes mazhorancës dhe opozitës, pas bisedimeve të zhvilluara në shkurt, rezultati i vetëm i të cilave ishte hyrja e opozitës në parlament. PS vazhdon të këmbëngulë në kërkesën e saj për hapjen e kutive me qëllim transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Azhornuar së fundi ( e premte , 07 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›