Rama: Imuniteti pengon hetimin e zyrtarëve
TIRANE- “Imuniteti është pengesë për hetimin e pasurisë së zyrtarëve dhe të bizneseve të rëndësishme”- ka deklaruar sot kryeprokuroruja Ina Rama në takimin për një vjetorin e krijimit të njësive të përbashkëta hetimore.
“Të gjithë e dimë se ndërtimi i një procesi penal ndaj një zyrtari të korruptuar apo një biznesi të rëndësishëm. është një proces jo i lehtë, së pari për shkak të specifikave të këtyre veprave penale dhe së dyti për shkak të peshës së personave dhe interesave të prekura në këtë proces. Kaq i vështirë na ka rezultuar dhe procesi i gjykimit të kësaj kategorie. Detyra jonë është të superojmë këto pengesa duke e konsideruar të gjithë punën tonë në këtë drejtim si një sfidë që duhet fituar me cdo kusht.”- deklaroi kryeprokurorja.
Ndërkohë ministri i Financave Ridvan Bode tha se janë 194 raste të bllokimit të aseteve dhe llogarive të cilat dyshohen se kanë ardhur nga krimi "në vlerë 4 milionë euro"
Njësitë e përbashkëta hetimore fuksnionojnë pranë prokurorive të Shkodrës, Durrësit, Vlorës, Fierit, Korcës dhe Gjirokastrës.
(s.g/Balkanweb)