E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërhyrjet në shesh, debate në Këshillin Bashkiak të Korçës

Ndërhyrjet e Bashkisë së Korcës në zonën pedonale dhe në rikonstruksionin e sheshit para katedrales së qytetit janë të paligjshme madje ka edhe shkelje të rënda ligji. Ky është shkaku i debatit prej më shumë se katër orësh në Këshillin Bashkiak të Korçës ku të djathtët që kanë edhe shumicën në këtë këshill nuk kanë votuar sërisht investimet prej rretth 1 milion euro të bashkisë.

“Vendimmarrja jonë është pasojë e analizës së hollësishme të situatës urbane në këtë zonë. Jemi konsultuar gjerëisht me specialistë të fushës dhe me bazën ligjore në fuqi” tha Pëllumb Beqiri, kryetar i grupit të Këshillit të Djathtë.

Sërish kryetari i Bashkisë së Korcës Niko Peleshi ka kërkuar zgjidhjen e situatës dhe miratimin e investimeve ,pasi sipas tij ato janë në interest ë qytetarëve korcarë.

”Në qoftë se çdo gjë është në rregull me ligjin, ka punë dhe të garantuar për t’I dhënë dritën jeshile modernizimit dhe rikonstruksionit të rrugës qëndrore dhe sheshit në qendër të Korçës, edhe të zonës pedonale apo pr projekte të cilat janë miratuar më përpara” tha Peleshi.

Si pasojë e situatës së acaruar mes palëve në këshillin bashkiak rrezikohet edhe marrja e huasë që ka kërkuar bashkia pranë disa banakve që operojnë në Korçë për të shpëtuar vazhdimin e disa investimeve të nisura gjatë vitit të kaluar.Këshilltarët e djathtë nuk kanë votuar,pa dhënë argumenta,edhe realizimin e disa projkteve që i japin akses moshë së tretë dhe studentëve.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›