Zoti Fule, mos ecni në rrugën e Princ Vidit!
është e sigurt e për më tepër edhe e natyrshme që komisioneri i lartë i BE-së, zoti Fule, të mos dijë e të mos ketë dëgjuar kurrë kush ka qenë Ismail Qemali, Esad Pasha, Haxhi Qamili apo adashi i tij politik, i dërguari i Evropës atëmot, Princ Vidi. Zoti Fule nuk ka pse të ketë njohuri se si, pse, qysh dhe kur zbarkoi ky misionar me gjak blu në Shqipëri; aq më pak nuk mund të dijë se cilat ishin shkaqet, sebepet, intrigat apo rrethanat historiko-social-politike që bënë të mundur dështimin dramatik të misionit e tij, të këtij shtetari të përzgjedhur e të ofruar si një zgjidhje e sigurt dhe afatgjatë nga fuqitë e mëdha të kohës, në ditë tejet të vështira të Shqipërisë.
Komisioneri i lartë, zoti Fule, vetëm një herë ka shkelur në Shqipëri. Pasi ka bërë disa takime formale e një konferencë shtypi, në darkë ka ikur. Rasti e solli të merret edhe me hallet e kolokrepsura të shqiptarëve…Kësisoj ai nuk e di e afërmendsh nuk ka pse ta dijë që, nëse Princ Vidi dhe qeverisja e tij do të kishin funksionuar përsëmbari në fillim të shekullit të kaluar, nëse ky princ evropian do të konsiderohej si një i dërguar i nderuar, fuqiplotë, me mendësi perëndimore, pra, po të ish pranuar si i tillë prej shqiptarëve, fati i Shqipërisë do të kishte rrjedhur krejt ndryshe dhe ne, të gjallët e sotëm, me siguri nuk do të “gëzonim” tërë ato zezona, pasoja, dështime, konflikte, vëllavrasje, tensione, humbje kohe e shansesh, mosmarrëveshje, vjedhje votash, luftëra, copëtime dhe sidomos këtë tëhuajëzim të stërzgjatur me Evropën dhe standardet e saj demokratike…
Ndoshta nuk do të kishim pasur nevojë as për gjithë ata komisionerë të llojllojshëm që venë e vijnë, për delegacione të BE-së, të Këshillit të Evropës, të OSBE-së, të SHBA-ve, që duan të na edukojnë e mëkojnë me kulturë demokratike, të na ndihin të integrohemi apo të asociohemi edhe ne, si të gjithë ballkanikët e tjerë…Po të kishte pasur asokohe sukses Princ Vidi, me siguri sot nuk do të ishim të detyruar të kryenim gjithë ato detyra shtëpie (me tremijë e ca pyetje), nuk do të na linte Brukseli të famshmin Udhërrëfyes, si një Kuran, e aq më pak nuk do të kërkonim, me kaq ngut e padurim të na hiqen vizat për të ikur një sahat e më parë prej Shqipërie…Për fatin tonë të keq princ Vidi nuk diti t’u imponohej e të bënte zap një anadollak si Esad Pasha, një halldup si Haxhi Qamili bashkë me të gjithë bejlurçinat e Shqipërisë që nuk shohin më larg se hunda e tyre, dhe që Shijakun e dinin më të lavdishëm se Parisin!…Këta u treguan më të zgjuar e më dinakë…Po të kishe pasur sukses princi i huaj, me siguri nuk do të na sundonte më pas gjithë ajo lukuni udhëheqësish të papërgjegjshëm, përherë konfliktualë, zullumqarë e tradicionalisht bajraktarë përgjatë shekullit të shkuar dhe që, mjerisht ende i kemi mbi kokë! Xhinsi i bajraktarëve dhe bejlurçinave do të ishte shuar me rrënjë e me degë një shekull më parë, dhe sot nuk do të vuanim as për standarde e as për respektim të shtetit ligjor!
Mbi këtë retrospektivë pyetja gjithsesi është e thjeshtë e ndoshta vlen edhe për sot: Kush dështoi një shekull më parë? A ka faj Princ Vidi që humbi shansin, apo mos gabuan fuqitë e mëdha që na e sollën princin me “zarf” për të na shpëtuar nga katastrofa, nga viti i mbrapshtë, nga udhëkryqi, nga shpërbërja, nga ai mallkim i trashëguar që na ndjek pas ngaqë “shqiptarët nuk ditkan të ndërtojnë shtet”? Apo mos dështimi i asokohshëm na ndjek pas, për të njëjtat arsye? (A nuk e fituam të fundit pavarësinë dhe a nuk mbetëm më të fundit e Ballkanit, jo vetëm për vizat, por në të gjitha drejtimet, edhe pse nuk është gjallë princ Vidi?) Pra, edhe dështimet e sotme mesa duket burojnë ngaqë ne ishim e jemi të papërgatitur për një qasje të tillë të butë, të natyrshme, demokratike, në respekt jo vetëm të etikës, por edhe të rregullave të “kuzhinës” politike, “me servise, me lugë e pirunj” të Evropës…A nuk është e njëjtë mendësia e udhëheqësve të sotëm që kërkojnë me çdo kusht e me çdo çmim të mbeten në pushtet, me mendësinë primitive të Esad Pashës, kur ky luftonte dhe thurte intriga bizantine kundër princit dhe ndërkombëtarëve që të sundonte i vetëm Shqipërinë e mesme, mjaft që të ish ai dhe vetëm ai i parë? A nuk është i njëjtë ngulmi i krerëve për pushtet, pavarësisht nëse i bie zjarri apo flama Shqipërisë? A ngurroi Esad Pasha të hedhë në erë e të sabotojë princ Vidin, bashkë me projektin e Evropës, ashtu si sot a nuk po rrezikohet integrimi, duke mbetur të vetmit jashtë portave të BE-së, për të njëjtin neps të shfrenuar për pushtet të pakufizuar? Kush pra e ka fajin që ky dështim historik pjell si këlyshë bushtre dështim pas dështimesh, që edhe ky i sotmi po shkon në këtë udhë? Kush pra ka faj, princ Vidi (dmth ndërkombëtarët), Esad Pasha (dmth prijësit) apo vetë ne shqiptarët?
Këtë pyetje ne asnjëherë nuk ia kemi bërë vetes seriozisht. Për më tepër sot e kësaj dite nuk jemi të aftë e të gatshëm t’i përgjigjemi vetes sinqerisht e ndershmërisht: kush e ka fajin për qorrsokakun që na del përherë përpara, sa herë na kërkohen zgjidhje të rëndësishme dhe jetike për kombin?…Sepse fajin e kërkojmë përherë jashtë, mundësisht sa më larg vetes. Më kollaj e kemi të fajësojmë ndërkombëtarët…Shihni si po sillen në Kosovë me ndërkombëtarët e konkretisht me EULEX-in, a thua se Kosovën e çliruan dhe e pavarësuan vetë kosovarët, pa ndihmën e NATO-s, të BE-së e SHBA-ve! Shihni se si komentohet nga palët e këtushme e njëjta deklaratë e ndërkombëtarëve, në kahje kryekrejt të kundërta…Psh nga raporti i ODHIR-it pozita përzgjedh frazën ku thuhet se zgjedhjet ishin të lira e të ndershme, kurse “armiqtë” e tyre opozitarë theksojnë pjesën ku thuhet se në 30% të territorit zgjedhjet ishin me probleme…Ne tallemi me veten, por më shumë tallemi me ndërkombëtarët, të cilët, kur jemi ballas i trajtojmë me dashuri, me puthadorësi, kinse me respekt, nj’ashtu si e trajtoi fillimisht Esadi princ Vidin, ndërsa pas krahëve, posa ai/ata largohen, u ngremë kurthe, shkelim fjalën, bëjmë pabesira e paudhësira të padëgjuara…Të vjen çudi se si nuk e kuptojnë këtë “gjuhë” kaq të vjetër të majekrahit ndërkombëtarët, sepse ka gati njëzet vjet që Fjala e tyre peshon e rëndon më shumë se çdo institucion i këtushëm partiak apo kushtetues, qoftë edhe autoritet fetar, ndërsa ata,- ndërkombëtarët,- ose nuk kuptojnë, ose bëjnë sikur, por gjithsesi ikin e nuk mbajnë asnjë lloj përgjegjësie për dështimet, të cilat në fakt janë kryer jo vetëm me asistencën, por edhe me autorësinë, për të mos thënë edhe nën diktatin e tyre!
Këtë ne e quajmë politikë të mençur: tua hedhim hi syve ambasadorëve, të përdoret ndikimi dhe fjala e tyre në favor të atij që është në pushtet e aspak në dobi të vendit e të interesave të popullit. Kjo vetëngopje prej kokoshi kokëbosh e parisë sonë mesa duket na qetëson, na deliron, na vë në gjumë, na ngop me lugën bosh, paçka se na detyron të ndjekim si dele të vaposura po ata përçorë të marrosur me veten, që përherë na çojnë, si një destin fatal, drejt humbellës…Respekti ynë si qytetarë shkon te ata liderë që dinë të sillen si harbutë me ne e ndërkohë arrijnë t’u hedhin hi syve zyrtarëve të lartë të botës…Po a thua vërtet fajin e kanë ndërkombëtarët, gjuha evazive, me ekuivoke e tyre, konkretisht gjuha e zotit Rehn e Fule, qoftë edhe përrallat metaforike të ambasadorit amerikan, të cilët, sikundër na pëlqen të besojmë, nuk e njohin sa dhe si duhet realitetin specifik shqiptar? A thua edhe këta do të vazhdojnë të sillen e të flasin me shqiptarët po aq naivisht sa princ Vidi e për pasojë do të kemi të njëjtin fat dështimi e ndëshkimi edhe në ditët që do të vijnë?
***
Ndoshta prej kësaj dileme, sa të vjetër aq edhe të re, grevistët e urisë iu drejtuan me një letër sqaruese (për ndërhyrje) ndërkombëtarëve, të cilët, njëlloj si në kohën e princ Vidit, vazhdohet të quhen si faktori më vendimtar...Por ndoshta nuk mjafton vetëm një letër prekëse që zoti Fule dhe të tjerët si ai të mos ecin në po atë rrugë qorre që eci një shekull më parë princ Vidi! Nëse sinqerisht ndërkombëtarët dëshirojnë të ndihmojnë Shqipërinë, ata duhet të flasin dhe të mendojnë shqip, dhe jo holandisht, as spanjisht, as anglisht, as greqisht, madje as italisht! Kjo do të thotë që ata duhet të heqin dorë nga ekuivoket, nga thikat “diplomatike” me dy presa, nga standardet e dyfishta, nga anësitë e simpatitë vetjake apo partiake, që të djathtët të mos përkrahin symbyllur të djathtët e këtushëm, ndërsa të majtët evropianë të majtët shqiptarë, ashtu si ka ndodhur më se njëherë në Bruksel e në Strasburg…Kancelaritë kryesore të Evropës duhet ta kenë mësuar tashmë se në Shqipëri pluralizmi nuk zhvillohet me dialog e konsensus, por me mitingje dhe antimitingje, sharje e kundërsharje, shpifje e kundërshpifje, greva urie e hedhje shtyllash elektrike në erë, me kundëvënie të grave kundër grave, të të rinjve kundër të rinjve, me gjysmën e shqiptarëve të hasmosur me gjysmën tjetër, me bllokim rrugësh nacionale, me paralizë institucionesh, etj,..Tek ne nuk as ka të majtë e as të djathtë të mirëfilltë, por ka një pari, një klasë politike që nuk ka parime e as ideale,ka pra një oligarki makute që lufton me të gjitha mjetet kundër një oligarkie tjetër e nuk mendon për hiçgjë, përveçse të mbetet sa më gjatë në pushtet! Këtë me sa duket, pas shumë kohësh e kuptoi ambasadori amerikan! Prandaj tema e ndërkombëtarëve që po zien këto ditë, sot më shumë se kurrë, kur konflikti mes dy palëve po shkon drejt një theqafje të radhës, ja vlen të merret seriozisht…Në fund të fundit duhet pranuar: fantazma e princ Vidit më së paku le të shërbejë për të kuptuar se asokohe në të vërtetë nuk dështoi princ Vidi, por dështuam dhe humbëm ne. Po kështu edhe nesër nuk ka për të dështuar klasa e sotme politike, madje as zoti Fule, as zonja Pack, as ambasadori amerikan apo ai spanjoll, as Brukseli, as BE, as PE që para ca ditësh nuk miratoi dot një rezolutë, por ne, ne dhe vetëm ne qytetarët, ne shqiptarët e sotëm që mbetëm “delet e zeza” të Evropës!
***
Nëse një gjë që ka vdekur një shekull më parë ndoshta nuk ia vlen ta qash sot. Por nëse ne e kemi humbur disa herë fillin e historisë, lipset të zbulojmë e të kërkojmë “simptomat” dhe veçanërisht ilaçin e sëmundjes sonë kronike, shkakun e keqqeverisjes e të humbjes së njëpasnjëshme të shanseve…Sëmundjen e vuan ai që e ka në trup, mjeku mund të bëjë profilaksi e të japë ilaçe. Për hir të së vërtetës dukuria “princ Vid” asokohe na u dërgua si një “ilaç” evropian për shërim të shpejtë e të sigurt, por nuk na bëri efekt për shkak të imunitet që kishte fituar organizmi ynë nga mendësia orientale…Prandaj kolera e konfliktit të ndërsjellë që na mban në qorrsokak nuk është kuruar as pas një shekulli në mëvetësi, pavarësisht nga sistemet e nga kostumet monarkike, diktatoriale, a demokratike të kryepartiakëve! Kështu, edhe sot, të dërguar të tjerë të Evropës e SHBA-ve mund të konsiderohen si një lloj “princ Vidi”, pavarësisht nga ndryshimi tematik dhe sidomos nga dallimet në funksion e në misionet politike. Natyrisht zoti Fule, ashtu si zoti Olli Rehn, apo zoti Withers, nuk kanë pse të vuajnë “kompleksin e princ Vidit”, por lipset të jemi ne qytetarët aq të vetëdijshëm sa të bindim në radhë të parë veten e më pas edhe ndërkombëtarët që këta dhe ne të mos ecim përsëri në rrugën e gabuar e të destinuar për të dështuar të kolegut të tyre pararendës, princ Vidit! Sepse, nëse nuk e bëjmë dot këtë, nëse nuk e kuptojnë këtë as diplomatët perëndimorë që na asistojnë, pas një shekulli shprese e zhgënjimesh “për integrim”, shqiptarët do të kenë plotësisht të drejtë të dalin nga muret e vetëgjyqësisë e të anarkisë për t’u hedhur në ksenofobi! Sepse do ta ndjejnë veten për dy shekuj të mashtruar, të gënjyer, të poshtëruar, të nëpërkëmbur, si asnjë popull tjetër i Ballkanit!