Fier, humb jetën nga asfiksia inxhinieri

Shpërthim në një qendër të grumbullimit të gazit në Bubullimë të Lushnjes, me pasojë një të vdekur. Dhimo Gjeçi, inxhinier i kompanisë "Albpetrol", humbi jetën, pasi mbeti i asfiksuar. Ende mbeten të paqarta shkaqet e ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme. Policia vazhdon hetimet intensive lidhur me motivet e shpërthimit fatal.