Vranë dy policë në Krujë, burg përjetë
Dy vlonjatë janë dënuar me burgim të përjetshëm
për ekzekutimin e dy policëve në
Krujë, pasi janë paguar nga një person i
tretë. Gjykata e Krimeve të Rënda kanë dhënë dënimin
maksimal për Sokol Halilajn dhe Dritan Rexhepin,
ndërsa ka dënuar Shefqet Seferin me 20 vjet
burg për vrasjen e punonjësve të policisë Arben
Keqi dhe Durim Kasmi, në vitin 1999, në Krujë. E
njëjta masë dënimi ishte kërkuar një javë më parë
nga prokurori Anton Martini. Sipas vendimit, Rexhepi,
që u arratis nga qelitë e burgut, në Durrës dhe
u arrestua në Holandë dhe Halilaj, janë paguar nga
një person ende i panjohur për drejtësinë, ndërsa
ndërmjetësimi është bërë nga shtetasi Shefqet
Seferi. Pas mbarimit të fazës hetimore që zgjati rreth
një vit dhe zhvillimit të procesit gjyqësor prej gati
dy viteve, është arritur të vërtetohet se të pandehurit
Sokol Halilaj dhe Dritan Rexhepi janë ekzekutorët
kryesorë të dy efektivëve të policisë së Krujës,
Arben Keqi dhe Durim Kasmi, mëngjesin e 27 gushtit
të vitit 1999, ku mbeti i vrarë edhe një kalimtar
rastësor, shtetasi Raim Bakiasi.
Të dy të pandehurit janë fajtorë për kryerjen e
kësaj vrasjeje të trefishtë, të cilën e kanë bërë për
llogari të bashkëpunëtorit që ndodhet i pandehur
në gjykatë, Shefqet Seferi, i cili ka luajtur rolin e
ndërmjetësuesit mes dy vlonjateve "vrasës" dhe
personit të paidentifikuar që ka paguar për eliminimin
e dy policëve.
Kështu, në përmbledhje të të gjitha këtyre
provave dhe dëshmive të siguruara, organi i
akuzës arriti në përfundim dhe kërkoi nga Gjykata
e Krimeve të Rënda të deklarojë fajtorë për vrasjen
e shtetasve Arben Keqi, Durim Kasmi e Raim Bakiasin,
dy të pandehurit nga Vlora, Sokol Halilaj e
Dritan Rexhepi dhe t‘i dënojë ata me burgim të
përjetshëm. Ndërsa, për bashkëpunëtorin e tyre,
të pandehurin Shefqet Seferi, i cili ka luajtur
ndërmjetësin mes dy të pandehurve vlonjatë dhe

e dy policëve, prokuroria kërkoi nga gjykata
dënimin e tij me 20 vjet burg. Po dje, e njëjta masë
dënimi është dhënë nga gjykata.