Hapen shkollat e para në burgje
Burgjet shqiptare bëhen me
shkolla. Gjatë muajit dhjetor
2008 është nënshkruar një
memorandum i bashkëpunimit
midis Ministrisë së Drejtësisë dhe
Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës
për arsimimin e të paraburgosurve
dahe të dënuarve në burgje.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve,
Gazmend Dibra, gjatë një interviste
për gazetën "Shqip", thotë
se shkollat do të instalohen në
ambiente të përshtatshme, ndërsa
kanë ardhur kërkesat e para. Në të
gjitha burgjet shqiptare, 140 kriminelë
kanë shfaqur dëshirën për
t‘u arsimuar. Dibra deklaron se arsimimi
do të jetë sipas programeve
mësimore të miratuara nga MASH.
"Procesi mësimor do të realizohet
me kohë të plotë ose të pjesshme
në një ambient të veçantë të përshtatur
për dhënie mësimi pranë
IEVP", shton Dibra, duke saktësuar
se në Burgun e Peqinit aktualisht
po ndjekin procesin mësimor 44 të
dënuar. "Drejtoria e Përgjithshme
e Burgjeve po vazhdon bashkëpunimin
me Ministrinë e Arsimit
për fillimin e procesit mësimor
edhe në 4 (katër) institucione të
tjera: IEVP Burrel, ku kanë shprehur
dëshirën për t‘u arsimuar 13
persona, Fushë-Krujë 34 persona,
Rrogozhinë 18 persona dhe Korçë
31 persona", shton Dibra. Por
shkollimi nuk ka qenë tematika e
intervistës, pasi Dibra ka folur për
kushtet në burgje, mbipopullimin,
keqtrajtimin, përfi timet e të burgosurve
për ulje dënimi, abuzimin
e gardianëve me të burgosurit e
deri te të burgosurit shqiptarë që
vuajnë dënimin jashtë shtetit.
Si paraqiten kushtet në të
gjitha burgjet në Shqipëri? A ka
mbipopullim dhe çfarë masash
po merr Drejtoria e Përgjithshme
e Burgjeve për të minimizuar këtë
problem?
Në lidhje me kushtet e institucioneve
të vendimeve penale
në Shqipëri, do t‘i ndaja në dy
kategori: Institucione të cilat janë
të trashëguara nga sistemi i kaluar,
si për shembull 302 te "Mine Peza",
Tepelena, Burreli, 313 te "Jordan
Misja" etj., dhe institucione të cilat
janë ngritur pas viteve ‘90. Të gjitha
institucionet që janë trashëguar
nga sistemi i kaluar kanë një infrastrukturë
të dobët dhe që nuk
përmbushin standardet optimale
për trajtimin e personave me
liri të kufizuar. Megjithatë, janë
bërë ndërhyrje për rikonstruksionin
e këtyre institucioneve
dhe adaptime të ambienteve për
të krijuar kushte sa më normale
për personat që janë duke vuajtur
dënimin. Edhe gjatë vitit 2009
janë hartuar detyra projektimi për
rikonstruksionin e plotë të këtyre
institucioneve. Institucionet që
janë ndërtuar pas viteve ‘90 janë
konceptuar jo vetëm si qendra
dënimi, por si qendra që mund të
shërbejnë për rehabilitimin e personave
me liri të kufi zuar, duke fi lluar
me ndërtimin e kulteve fetare
në institucion, klasave për kurse të
ndryshme, biblioteka, fusha sportive,
qendër shëndetësore, fushat e
ajrimit etj. Drejtoria e Përgjithshme
e Burgjeve ka nën varësinë e saj 20
institucione penitenciare me një
kapacitet për 4480 persona. Aktualisht
në vendin tonë ndodhen
rreth 5040 persona të dënuar dhe
akuzuar për krime të ndryshme.
Shifra mesatare e mbipopullimit
është rreth 520, kjo varion nga
hyrjet dhe lirimet e personave. Në
krahasim me vitin e kaluar ka një
ulje të mbipopullimit në burgje,
ku shifra mesatare e mbipopullimit
ishte rreth 900 persona. Për
minimizimin e këtij problemi, në
institucionet penale me financim
të Komisionit Evropian dhe
qeverisë shqiptare gjatë vitit 2008
janë hapur 4 institucione të reja.
Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë
ka përfunduar ndryshime të "Kodit
Penal" dhe ligjit "Për ekzekutimin
e vendimeve penale", me synim
vendosjen e sistemit të provës dhe
dënimit alternativ. Këto fi nancime
dhe iniciativa mjaft të rëndësishme
kanë zbutur problemin e mbipopullimit
në institucionet penale.
Një problem me institucionet
e vuajtjes së dënimit kanë qenë
keqtrajtimet, duke iu referuar
rekomandimeve të Avokatit të
Popullit, Dobjani. A ka konstatuar
Drejtoria e Burgjeve ndonjë rast
të tillë dhe nëse po, çfarë masash
janë marrë për personelin
e burgut?
Raporti i fundit i Komitetit
të Parandalimit të Torturës dhe
Trajtimeve Çnjerëzore ishte mjaft
pozitiv për sistemin e burgjeve. Ky
komitet luan rolin e monitoruesit
dhe verifi kon çdo rast të keqtrajtimit
në sistemin e burgjeve. Evitimi
i përdorimit të mënyrave denigruese
është një nga përmirësimet
më të dukshme në institucionet
tona. Edhe institucioni i Avokati
të Popullit në raportin e fundvitit
vlerësoi përpjekjet e bëra nga
Drejtoria e Burgjeve për evitimin
e dhunës fi zike dhe psikologjike
te të dënuarit nga ana e stafi t të
burgjeve. Vitin e kaluar ka pasur
disa raste sporadike të konfrontimit
fi zik midis të dënuarve dhe
stafi t policor. Me konstatimin e
këtyre rasteve është ngritur një
komision i posaçëm për verifikimin
e rastit, analizën e situatës
dhe marrjen e masave për parandalimin
në të ardhme. Në ato
raste kur është verifikuar që
konfl ikti ka ardhur si rezultat i
punonjësve të stafi t tonë, janë
dhënë masa disiplinore ose
largim nga shërbimi policor i
burgjeve. Gjatë 2008-ës kanë
qenë tre raste të tilla.
Disa javë më parë, një i
burgosur të cilit i është dhënë
leje për të vizituar familjarët,
nuk është kthyer në burg. Drejtoria
e Burgjeve nxori konkluzionin
se nuk ishte faji i burgut, por i
burgosuri kishte probleme me
drejtësinë. Nga kontrollet tuaja,
a ka të burgosur që janë dënuar
padrejtësisht?
Nga ana jonë nuk është konstatuar
asnjë rast të dënuarish
padrejtësisht. Drejtoria e Përgjithshme
e Burgjeve ka rolin e ekzekutuesit
të vendimeve dhe jo të
verifikimit të tyre. Detyra jonë
kryesore është që të trajtojmë në
mënyrë sa më humane dhe jo
denigruese të gjithë personat me
liri të kufi zuar. Iniciativa që kemi
ndërmarrë si drejtori, është që të
bëjmë verifi kimin e rasteve të personave
të cilët janë në një gjendje
të keqe ekonomike dhe të të gjithë
të moshuarve të cilët nuk kanë
mundësinë e mbrojtjes nga një
avokat. Kështu, përpiqemi që të
sjellim në vëmendjen e organeve
të drejtësisë rastet e këtyre personave
për përshpejtimin e çështjeve
gjyqësore apo masave të tjera
lehtësuese që burojnë nga ligji.
Në një seminar në Ministrinë
e Drejtësisë u ndalët tek
uljet e dënimit të të
burgosurve. Sipas
jush, ligjbërësit
duhet të hartojnë një ligj për
ta, me qëllim që të përfitojnë?
Çfarë duhet të bëjë i burgosuri
që të përfitojë ulje dënimi dhe
çfarë duhet të bëjë drejtësia që
t‘i japë të burgosurit të drejtën
që i takon?
Të gjitha të drejtat e të dënuarve
dhe të paraburgosurve janë
përcaktuar në nenin 43 të ligjit nr.
8328, datë 16.04.1998, i ndryshuar
me ligjin nr. 9888, datë 10.3.2008.
Në mënyrë që një i burgosur të
përfitojë ulje dënimi, janë disa
kritere që duhet të përmbushë.
Ata të cilët zbatojnë rregullat
e institucionit dhe kanë një
pjesëmarrje shembullore
në veprimtaritë trajtuese
dhe rehabilituese, duke
dhënë prova për riintegrim në
shoqëri, kanë vlerësime pozitive
në dosjen e tyre psiko-sociale,
mund të përfi tojnë një ose disa
ulje, deri 90 ditë në çdo vit të
vuajtjes së dënimit. Në burgjet
e sigurisë së lartë, ulja e dënimit
bëhet deri 45 ditë në vit. Për
dhënien e këtij shpërblimi të
veçantë vlerësohet qëndrimi i të
dënuarit nga ulja e mëparshme,
ose gjatë 12 muajve të fundit. Ulja
e dënimit bëhet me vendim të
gjykatës, në bazë të kërkesës së të
dënuarit apo përfaqësuesit të tij,
ose të drejtorit të institucionit. Për
sa u
përket organeve të drejtësisë,
në lidhje me të drejtën që i takon
një të
dënuari, mendoj se e vetmja
gjë që mund të bëjnë është të zbatojnë
ligjin dhe të kryejnë të gjitha
verifikimet e nevojshme, nëse
kërkesat për ulje dënimi janë të
drejta e bazuar në ligj ose jo.
Në lidhje me rehabilitimin e të
dënuarve, çfarë masash ka marrë
Drejtoria e Burgjeve për riintegrimin
e të dënuarve në shoqëri
dhe
a mendoni se ka vend për
përmirësim?
Qëllimi kryesor i punës së DPBsë
është rehabilitimi dhe trajtimi
sa më dinjitoz i personave me liri
të kufi zuar. Drejtoria e Përgjithshme
e Burgjeve e sheh si një ndër
prioritetet kryesore rehabilitimin
e personave me liri të kufizuar,
në mënyrë që të mos kthehen
në recidivistë, apo përsëritës të
një krimi për të cilin janë duke
vuajtur një dënim. Gjatë muajit
dhjetor 2008 është nënshkruar
Memorandumi i Bashkëpunimit
midis Ministrisë së Drejtësisë
dhe Ministrisë së Arsimit
dhe Shkencës, për arsimimin
e
të paraburgosurve dhe të
dënuarve në Institucionet e
Ekzekutimit të Vendimeve
Penale, sipas programeve
mësimore të miratuara nga
MASH. Procesi mësimor do
të
realizohet me kohë të plotë
ose
të pjesshme, në një ambient
të veçantë të përshtatur për
dhënie mësimi pranë IEVP. Pas
nënshkrimit të marrëveshjes fi lloi
procesi mësimor në Institucionin
e Ekzekutimit të Vendimit Penal
(IEVP) në Peqin, ku aktualisht po
ndjekin procesin mësimor 44 të
dënuar. Drejtoria e Përgjithshme
e Burgjeve po vazhdon bashkëpunimin
me Ministrinë e Arsimit
për fillimin e procesit mësimor
edhe në 4 (katër) institucione të
tjera: IEVP Burrel, ku kanë shprehur
dëshirën për t‘u arsimuar 13
persona, Fushë-Krujë 34 persona,
Rrogozhinë 18 persona dhe Korçë
31 persona. Gjithashtu është
punuar për hartimin e draftit të
punësimit të të dënuarve dhe
përfshirjen e tyre në sigurimet
shoqërore. Është përgatitur drafti
ligjor për rregullimin e kësaj të drejte
që kanë të dënuarit. Së shpejti
pritet miratimi i rregullores së re të
burgjeve, në të cilën është bërë dhe
rregullimi ligjor i marrëdhënieve
të punësimit për të burgosurit.
Gjithashtu janë krijuar drafte në
bashkëpunim me Ministrinë e
Shëndetësisë për futjen e të dënuarve
dhe të paraburgosurve në skemën
e sigurimeve shëndetësore.
Sektorët e edukimit në burgje
dhe paraburgime nëpërmjet
programeve të hartuara synojnë
krijimin e një klime të sigurt. Puna
e këtij sektori është shtrirë në këto
drejtime:
asistencë psikologjike, e cila
konsiston në këshillim individual
dhe në grup çdo ditë të javës, informacioni
fi llestar për rregullat e
burgut, të drejtat dhe detyrimet, si
dhe njohja e gjendjes psikologjike;
kontakti i vazhdueshëm dhe i
rregullt me familjarët e të dënuarve
dhe të paraburgosurve për t‘i
informuar mbi gjendjen e tyre në
institucion; për sa i përket fushës
së edukimit dhe arsimit, biblioteka
frekuentohet çdo ditë të javës sipas
kërkesave; aktivitetet sportive që
përfshijnë lojëra si: futboll, basketboll,
si dhe lojëra tavoline; kurs
kompjuteri dhe i gjuhës së huaj, si
dhe kurs kundër analfabetizmit.
Në pjesën më të madhe, programet
e ofruara për rehabilitimin
e të burgosurve kanë pasur
sukses dhe janë të një niveli të
kënaqshëm. Natyrisht që ka
nevojë për përmirësim dhe për
një përgatitje më profesionale
të stafit që shërben në burgje.
Asistencën psikologjike e shikoj
si ndër më të rëndësishmet, ku
duhet të punohet për aplikimin
e metodave terapeutike për të
dënuarit.
Në mendimin tuaj personal,
a duhet të kthehen të burgosurit
shqiptarë që vuajnë dënimin në
shtete të tjera? Nëse po, a i ka
kapacitetet Drejtoria e Burgjeve
për ta përballuar këtë fl uks?
Nëse të burgosurit shqiptarë
që vuajnë dënimin në shtete të
tjera duhet të kthehen të vuajnë
dënimin në burgjet shqiptare,
mendoj se është një zgjedhje
personale e tyre. Nëse ata do
të ktheheshin, do të ishte më e
lehtë të mbanin lidhjet familjare
me të afërmit e tyre dhe të kishin
mundësi t‘i takonin. Pra, kjo
gjë do të ndihmonte dhe lehtësonte
gjendjen e tyre psikologjike
dhe shpirtërore. Nëse Drejtoria e
Burgjeve ka kapacitetet për të përballuar
këtë fl uks, besoj se shifrat
që dhashë më sipër i refl ektojnë
mjaft qartë mundësitë tona.
Dibra: Problemet? Infrastruktura dhe mbipopullimi
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve,
Gazmend Dibra, fl et edhe për problemet
në institucionin që drejton. Sipas
tij, që në momentin që dëgjojmë fjalën
burg, të krijohet një ndjenjë jo e pëlqyeshme,
saqë dhe inaugurimi i një burgu
të ri ka brenda një ndjesi kontradiktore.
"Komuniteti që përbën institucionet tona
i përket një kategorie mjaft të vështirë,
pasi problemet dhe psikozat që mbartin
në momentin që hyjnë në institucion
janë nga më të ndryshmet. Ka shumë
persona që vijnë me një gjendje depresive
të rënduar dhe shumë nga ata të
cilët nuk pëlqejnë t‘u binden rregullave të
institucionit", deklaron ai, duke shtuar se
ka pasur raste kur punonjësit e sistemit
të burgjeve shfrytëzojnë këto momente
për përfi time personale. Dibra pohon
se "rritjen e profesionalizmit të stafi t që
shërben në burgje, përgjegjshmërinë
në veprimet që bëjnë dhe akteve që
ndërmarrin, do t‘i konsideroja si sfi dën
e parë dhe kryesore". Më tej ai pohon
se problem mbetet dhe infrastruktura
e dobët e disa institucioneve, pasi nuk
plotësojnë kushtet dhe standardet për
trajtimin e personave me liri të kufi zuar.
"Natyrisht, thotë ai, që janë duke u marrë
masat e nevojshme dhe janë hartuar
dokumentet specifi ke për ndërhyrje në
ambientet e institucioneve që kanë infrastrukturë
të dobët dhe të kryhen të gjitha
përmirësimet e nevojshme". Por ai shton
se rrënja e shumë problemeve sociale
dhe ngjarjeve të krijuara në institucion
vijnë si rezultat i mbipopullimit. "Ky është
një problem me të cilin jetojnë çdo ditë
jo vetëm të dënuarit, por të gjithë drejtuesit
e institucioneve. Me adaptimin e
shërbimit të provës e dënimeve alternative,
apo shërbimeve në komunitet
për atë kategori personash të cilët nuk
kanë kryer vepra penale të rënda, besoj
se do minimizohet krejtësisht ky problem.
Gjithashtu, projektet që kemi për
të ardhmen për ndërtimin e burgjeve
dhe paraburgimeve të reja në Shkodër
dhe Fier, si dhe hartimi i projekteve për
qendra të reja paraburgimi në Berat,
Elbasan, Gjirokastër dhe Kukës, do ta
zgjidhin përfundimisht këtë problem",
përfundon drejtori i Burgjeve.
shkolla. Gjatë muajit dhjetor
2008 është nënshkruar një
memorandum i bashkëpunimit
midis Ministrisë së Drejtësisë dhe
Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës
për arsimimin e të paraburgosurve
dahe të dënuarve në burgje.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve,
Gazmend Dibra, gjatë një interviste
për gazetën "Shqip", thotë
se shkollat do të instalohen në
ambiente të përshtatshme, ndërsa
kanë ardhur kërkesat e para. Në të
gjitha burgjet shqiptare, 140 kriminelë
kanë shfaqur dëshirën për
t‘u arsimuar. Dibra deklaron se arsimimi
do të jetë sipas programeve
mësimore të miratuara nga MASH.
"Procesi mësimor do të realizohet
me kohë të plotë ose të pjesshme
në një ambient të veçantë të përshtatur
për dhënie mësimi pranë
IEVP", shton Dibra, duke saktësuar
se në Burgun e Peqinit aktualisht
po ndjekin procesin mësimor 44 të
dënuar. "Drejtoria e Përgjithshme
e Burgjeve po vazhdon bashkëpunimin
me Ministrinë e Arsimit
për fillimin e procesit mësimor
edhe në 4 (katër) institucione të
tjera: IEVP Burrel, ku kanë shprehur
dëshirën për t‘u arsimuar 13
persona, Fushë-Krujë 34 persona,
Rrogozhinë 18 persona dhe Korçë
31 persona", shton Dibra. Por
shkollimi nuk ka qenë tematika e
intervistës, pasi Dibra ka folur për
kushtet në burgje, mbipopullimin,
keqtrajtimin, përfi timet e të burgosurve
për ulje dënimi, abuzimin
e gardianëve me të burgosurit e
deri te të burgosurit shqiptarë që
vuajnë dënimin jashtë shtetit.
Si paraqiten kushtet në të
gjitha burgjet në Shqipëri? A ka
mbipopullim dhe çfarë masash
po merr Drejtoria e Përgjithshme
e Burgjeve për të minimizuar këtë
problem?
Në lidhje me kushtet e institucioneve
të vendimeve penale
në Shqipëri, do t‘i ndaja në dy
kategori: Institucione të cilat janë
të trashëguara nga sistemi i kaluar,
si për shembull 302 te "Mine Peza",
Tepelena, Burreli, 313 te "Jordan
Misja" etj., dhe institucione të cilat
janë ngritur pas viteve ‘90. Të gjitha
institucionet që janë trashëguar
nga sistemi i kaluar kanë një infrastrukturë
të dobët dhe që nuk
përmbushin standardet optimale
për trajtimin e personave me
liri të kufizuar. Megjithatë, janë
bërë ndërhyrje për rikonstruksionin
e këtyre institucioneve
dhe adaptime të ambienteve për
të krijuar kushte sa më normale
për personat që janë duke vuajtur
dënimin. Edhe gjatë vitit 2009
janë hartuar detyra projektimi për
rikonstruksionin e plotë të këtyre
institucioneve. Institucionet që
janë ndërtuar pas viteve ‘90 janë
konceptuar jo vetëm si qendra
dënimi, por si qendra që mund të
shërbejnë për rehabilitimin e personave
me liri të kufi zuar, duke fi lluar
me ndërtimin e kulteve fetare
në institucion, klasave për kurse të
ndryshme, biblioteka, fusha sportive,
qendër shëndetësore, fushat e
ajrimit etj. Drejtoria e Përgjithshme
e Burgjeve ka nën varësinë e saj 20
institucione penitenciare me një
kapacitet për 4480 persona. Aktualisht
në vendin tonë ndodhen
rreth 5040 persona të dënuar dhe
akuzuar për krime të ndryshme.
Shifra mesatare e mbipopullimit
është rreth 520, kjo varion nga
hyrjet dhe lirimet e personave. Në
krahasim me vitin e kaluar ka një
ulje të mbipopullimit në burgje,
ku shifra mesatare e mbipopullimit
ishte rreth 900 persona. Për
minimizimin e këtij problemi, në
institucionet penale me financim
të Komisionit Evropian dhe
qeverisë shqiptare gjatë vitit 2008
janë hapur 4 institucione të reja.
Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë
ka përfunduar ndryshime të "Kodit
Penal" dhe ligjit "Për ekzekutimin
e vendimeve penale", me synim
vendosjen e sistemit të provës dhe
dënimit alternativ. Këto fi nancime
dhe iniciativa mjaft të rëndësishme
kanë zbutur problemin e mbipopullimit
në institucionet penale.
Një problem me institucionet
e vuajtjes së dënimit kanë qenë
keqtrajtimet, duke iu referuar
rekomandimeve të Avokatit të
Popullit, Dobjani. A ka konstatuar
Drejtoria e Burgjeve ndonjë rast
të tillë dhe nëse po, çfarë masash
janë marrë për personelin
e burgut?
Raporti i fundit i Komitetit
të Parandalimit të Torturës dhe
Trajtimeve Çnjerëzore ishte mjaft
pozitiv për sistemin e burgjeve. Ky
komitet luan rolin e monitoruesit
dhe verifi kon çdo rast të keqtrajtimit
në sistemin e burgjeve. Evitimi
i përdorimit të mënyrave denigruese
është një nga përmirësimet
më të dukshme në institucionet
tona. Edhe institucioni i Avokati
të Popullit në raportin e fundvitit
vlerësoi përpjekjet e bëra nga
Drejtoria e Burgjeve për evitimin
e dhunës fi zike dhe psikologjike
te të dënuarit nga ana e stafi t të
burgjeve. Vitin e kaluar ka pasur
disa raste sporadike të konfrontimit
fi zik midis të dënuarve dhe
stafi t policor. Me konstatimin e
këtyre rasteve është ngritur një
komision i posaçëm për verifikimin
e rastit, analizën e situatës
dhe marrjen e masave për parandalimin
në të ardhme. Në ato
raste kur është verifikuar që
konfl ikti ka ardhur si rezultat i
punonjësve të stafi t tonë, janë
dhënë masa disiplinore ose
largim nga shërbimi policor i
burgjeve. Gjatë 2008-ës kanë
qenë tre raste të tilla.
Disa javë më parë, një i
burgosur të cilit i është dhënë
leje për të vizituar familjarët,
nuk është kthyer në burg. Drejtoria
e Burgjeve nxori konkluzionin
se nuk ishte faji i burgut, por i
burgosuri kishte probleme me
drejtësinë. Nga kontrollet tuaja,
a ka të burgosur që janë dënuar
padrejtësisht?
Nga ana jonë nuk është konstatuar
asnjë rast të dënuarish
padrejtësisht. Drejtoria e Përgjithshme
e Burgjeve ka rolin e ekzekutuesit
të vendimeve dhe jo të
verifikimit të tyre. Detyra jonë
kryesore është që të trajtojmë në
mënyrë sa më humane dhe jo
denigruese të gjithë personat me
liri të kufi zuar. Iniciativa që kemi
ndërmarrë si drejtori, është që të
bëjmë verifi kimin e rasteve të personave
të cilët janë në një gjendje
të keqe ekonomike dhe të të gjithë
të moshuarve të cilët nuk kanë
mundësinë e mbrojtjes nga një
avokat. Kështu, përpiqemi që të
sjellim në vëmendjen e organeve
të drejtësisë rastet e këtyre personave
për përshpejtimin e çështjeve
gjyqësore apo masave të tjera
lehtësuese që burojnë nga ligji.
Në një seminar në Ministrinë
e Drejtësisë u ndalët tek
uljet e dënimit të të
burgosurve. Sipas
jush, ligjbërësit
duhet të hartojnë një ligj për
ta, me qëllim që të përfitojnë?
Çfarë duhet të bëjë i burgosuri
që të përfitojë ulje dënimi dhe
çfarë duhet të bëjë drejtësia që
t‘i japë të burgosurit të drejtën
që i takon?
Të gjitha të drejtat e të dënuarve
dhe të paraburgosurve janë
përcaktuar në nenin 43 të ligjit nr.
8328, datë 16.04.1998, i ndryshuar
me ligjin nr. 9888, datë 10.3.2008.
Në mënyrë që një i burgosur të
përfitojë ulje dënimi, janë disa
kritere që duhet të përmbushë.
Ata të cilët zbatojnë rregullat
e institucionit dhe kanë një
pjesëmarrje shembullore
në veprimtaritë trajtuese
dhe rehabilituese, duke
dhënë prova për riintegrim në
shoqëri, kanë vlerësime pozitive
në dosjen e tyre psiko-sociale,
mund të përfi tojnë një ose disa
ulje, deri 90 ditë në çdo vit të
vuajtjes së dënimit. Në burgjet
e sigurisë së lartë, ulja e dënimit
bëhet deri 45 ditë në vit. Për
dhënien e këtij shpërblimi të
veçantë vlerësohet qëndrimi i të
dënuarit nga ulja e mëparshme,
ose gjatë 12 muajve të fundit. Ulja
e dënimit bëhet me vendim të
gjykatës, në bazë të kërkesës së të
dënuarit apo përfaqësuesit të tij,
ose të drejtorit të institucionit. Për
sa u
përket organeve të drejtësisë,
në lidhje me të drejtën që i takon
një të
dënuari, mendoj se e vetmja
gjë që mund të bëjnë është të zbatojnë
ligjin dhe të kryejnë të gjitha
verifikimet e nevojshme, nëse
kërkesat për ulje dënimi janë të
drejta e bazuar në ligj ose jo.
Në lidhje me rehabilitimin e të
dënuarve, çfarë masash ka marrë
Drejtoria e Burgjeve për riintegrimin
e të dënuarve në shoqëri
dhe
a mendoni se ka vend për
përmirësim?
Qëllimi kryesor i punës së DPBsë
është rehabilitimi dhe trajtimi
sa më dinjitoz i personave me liri
të kufi zuar. Drejtoria e Përgjithshme
e Burgjeve e sheh si një ndër
prioritetet kryesore rehabilitimin
e personave me liri të kufizuar,
në mënyrë që të mos kthehen
në recidivistë, apo përsëritës të
një krimi për të cilin janë duke
vuajtur një dënim. Gjatë muajit
dhjetor 2008 është nënshkruar
Memorandumi i Bashkëpunimit
midis Ministrisë së Drejtësisë
dhe Ministrisë së Arsimit
dhe Shkencës, për arsimimin
e
të paraburgosurve dhe të
dënuarve në Institucionet e
Ekzekutimit të Vendimeve
Penale, sipas programeve
mësimore të miratuara nga
MASH. Procesi mësimor do
të
realizohet me kohë të plotë
ose
të pjesshme, në një ambient
të veçantë të përshtatur për
dhënie mësimi pranë IEVP. Pas
nënshkrimit të marrëveshjes fi lloi
procesi mësimor në Institucionin
e Ekzekutimit të Vendimit Penal
(IEVP) në Peqin, ku aktualisht po
ndjekin procesin mësimor 44 të
dënuar. Drejtoria e Përgjithshme
e Burgjeve po vazhdon bashkëpunimin
me Ministrinë e Arsimit
për fillimin e procesit mësimor
edhe në 4 (katër) institucione të
tjera: IEVP Burrel, ku kanë shprehur
dëshirën për t‘u arsimuar 13
persona, Fushë-Krujë 34 persona,
Rrogozhinë 18 persona dhe Korçë
31 persona. Gjithashtu është
punuar për hartimin e draftit të
punësimit të të dënuarve dhe
përfshirjen e tyre në sigurimet
shoqërore. Është përgatitur drafti
ligjor për rregullimin e kësaj të drejte
që kanë të dënuarit. Së shpejti
pritet miratimi i rregullores së re të
burgjeve, në të cilën është bërë dhe
rregullimi ligjor i marrëdhënieve
të punësimit për të burgosurit.
Gjithashtu janë krijuar drafte në
bashkëpunim me Ministrinë e
Shëndetësisë për futjen e të dënuarve
dhe të paraburgosurve në skemën
e sigurimeve shëndetësore.
Sektorët e edukimit në burgje
dhe paraburgime nëpërmjet
programeve të hartuara synojnë
krijimin e një klime të sigurt. Puna
e këtij sektori është shtrirë në këto
drejtime:
asistencë psikologjike, e cila
konsiston në këshillim individual
dhe në grup çdo ditë të javës, informacioni
fi llestar për rregullat e
burgut, të drejtat dhe detyrimet, si
dhe njohja e gjendjes psikologjike;
kontakti i vazhdueshëm dhe i
rregullt me familjarët e të dënuarve
dhe të paraburgosurve për t‘i
informuar mbi gjendjen e tyre në
institucion; për sa i përket fushës
së edukimit dhe arsimit, biblioteka
frekuentohet çdo ditë të javës sipas
kërkesave; aktivitetet sportive që
përfshijnë lojëra si: futboll, basketboll,
si dhe lojëra tavoline; kurs
kompjuteri dhe i gjuhës së huaj, si
dhe kurs kundër analfabetizmit.
Në pjesën më të madhe, programet
e ofruara për rehabilitimin
e të burgosurve kanë pasur
sukses dhe janë të një niveli të
kënaqshëm. Natyrisht që ka
nevojë për përmirësim dhe për
një përgatitje më profesionale
të stafit që shërben në burgje.
Asistencën psikologjike e shikoj
si ndër më të rëndësishmet, ku
duhet të punohet për aplikimin
e metodave terapeutike për të
dënuarit.
Në mendimin tuaj personal,
a duhet të kthehen të burgosurit
shqiptarë që vuajnë dënimin në
shtete të tjera? Nëse po, a i ka
kapacitetet Drejtoria e Burgjeve
për ta përballuar këtë fl uks?
Nëse të burgosurit shqiptarë
që vuajnë dënimin në shtete të
tjera duhet të kthehen të vuajnë
dënimin në burgjet shqiptare,
mendoj se është një zgjedhje
personale e tyre. Nëse ata do
të ktheheshin, do të ishte më e
lehtë të mbanin lidhjet familjare
me të afërmit e tyre dhe të kishin
mundësi t‘i takonin. Pra, kjo
gjë do të ndihmonte dhe lehtësonte
gjendjen e tyre psikologjike
dhe shpirtërore. Nëse Drejtoria e
Burgjeve ka kapacitetet për të përballuar
këtë fl uks, besoj se shifrat
që dhashë më sipër i refl ektojnë
mjaft qartë mundësitë tona.
Dibra: Problemet? Infrastruktura dhe mbipopullimi
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve,
Gazmend Dibra, fl et edhe për problemet
në institucionin që drejton. Sipas
tij, që në momentin që dëgjojmë fjalën
burg, të krijohet një ndjenjë jo e pëlqyeshme,
saqë dhe inaugurimi i një burgu
të ri ka brenda një ndjesi kontradiktore.
"Komuniteti që përbën institucionet tona
i përket një kategorie mjaft të vështirë,
pasi problemet dhe psikozat që mbartin
në momentin që hyjnë në institucion
janë nga më të ndryshmet. Ka shumë
persona që vijnë me një gjendje depresive
të rënduar dhe shumë nga ata të
cilët nuk pëlqejnë t‘u binden rregullave të
institucionit", deklaron ai, duke shtuar se
ka pasur raste kur punonjësit e sistemit
të burgjeve shfrytëzojnë këto momente
për përfi time personale. Dibra pohon
se "rritjen e profesionalizmit të stafi t që
shërben në burgje, përgjegjshmërinë
në veprimet që bëjnë dhe akteve që
ndërmarrin, do t‘i konsideroja si sfi dën
e parë dhe kryesore". Më tej ai pohon
se problem mbetet dhe infrastruktura
e dobët e disa institucioneve, pasi nuk
plotësojnë kushtet dhe standardet për
trajtimin e personave me liri të kufi zuar.
"Natyrisht, thotë ai, që janë duke u marrë
masat e nevojshme dhe janë hartuar
dokumentet specifi ke për ndërhyrje në
ambientet e institucioneve që kanë infrastrukturë
të dobët dhe të kryhen të gjitha
përmirësimet e nevojshme". Por ai shton
se rrënja e shumë problemeve sociale
dhe ngjarjeve të krijuara në institucion
vijnë si rezultat i mbipopullimit. "Ky është
një problem me të cilin jetojnë çdo ditë
jo vetëm të dënuarit, por të gjithë drejtuesit
e institucioneve. Me adaptimin e
shërbimit të provës e dënimeve alternative,
apo shërbimeve në komunitet
për atë kategori personash të cilët nuk
kanë kryer vepra penale të rënda, besoj
se do minimizohet krejtësisht ky problem.
Gjithashtu, projektet që kemi për
të ardhmen për ndërtimin e burgjeve
dhe paraburgimeve të reja në Shkodër
dhe Fier, si dhe hartimi i projekteve për
qendra të reja paraburgimi në Berat,
Elbasan, Gjirokastër dhe Kukës, do ta
zgjidhin përfundimisht këtë problem",
përfundon drejtori i Burgjeve.