E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brenda vitit perfundon rikonstruksioni i Spitalit Rajonal te Shkodres

Spitali Rajonal të Shkodrës brenda fundit të këtij viti do jetë i përfunduar nga rikonstruksioni i plotë. Sipas Drejtorit të Spitalit , Namik Kamberi, një pjesëe rikonstruksonit të tij tashmë është në fazën e fundit dhe brenda fundit të muajit Gusht do të nisë instalimi i aparatuarve më moderne qqë kapin shifrën prej 1.5 milionë eurosh.

Sipas Kamberit, gjatë kësaj jave do të përfundojë edhe furnizimi i spitalit me medikamente. Tenderat kanë përfunduar dhe janë lidhur kontratat me kompanitë farmaceutike, të cilat do të bëjnë furnizimin me medikamente. Faza e tretë e ndërtimit të spitalit Rajonal të Shkodrës është një fond prej 8.5 milionë eurosh i akorduar nga Banka Botërore dhe qeveria Shqiptare.

Faza e rikonstrukcionit të godinës egzistuese është në përfundim e sipër, ndërsa pritet që brenda këtij viti të përfundojë edhe ndërtimi i godinës së re të spitalit dhe rikonstruksioni i poliklinikës e cila do të zhvendoset nga vendi egzistues që është në qendër të Shkodrës në afërsi me godinën e Spitalit Rajonal të Shkodrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›