E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendra e Korces kaos nga trafiku

Fillimi i sezonit turistik dhe kthimi i emigrantëve,kryesisht atyre që jetojnë dhe punojnë në Greqi,ka shtuar ndjeshëm numrin e mjeteve në qarkullim në Rajonin e Korçës.

Për të menaxhuar fluksin e mjeteve si në akset nacionale ,ashtu edhe në qendrat e qyteteve kryesore,policia e qarkullimit ka intensifikuar masat dhe ka rritur numërin e njësive të patrullimit.Si rezultat i kësaj ,qarkullimi në akset që lidhin Korçën me Kapshticën dhe Qafë Thanën,pavarësisht mbingarkesës, trafiku është brenda parametrave normal normal edhe në orët e pikut.

Duket se më problematike paraqitet situata në qytetin e Korçës,sidomos në qendër,ku ngushtimi i bulevardit Republika nga ana e bashkisë,vështirëson lëvizjen e mjeteve në të dyja kalimet,duke krijuar kaos në trafik. Përforcimi i masave ,të cilat synojnë garantimin e sigurisë rrugore,bëjnë të ditur drejtuesit e Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore,lidhet jo vetëm me shtimin e mjeteve në qarkullim,por edhe me faktin se muajt e verës shënojnë numer të lartë të aksidenteve automobilistike.

Për të rritur sigurinë në rrugë dhe parandaluar ngjarjet aksidentale,policia e qarkullimit bën monitorimin e akseve nacionale përgjatë 24 orëve ,duke filluar nga pikat doganore të Kapshticës dhe Qafë Thanës,të cilat përballojnë edhe fluksin më të madh të lëvizjes së mjeteve.

Policia e qarkullimit rrugor në bashkëpunim me drejtorinë e rrugëve nacionale janë duke duke diskutuar edhe hartimin e një grafiku, ku do të përcaktohet orari i lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë,me qëllim që ato të mos vështirësojnë lëvizjen e mjeteve të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›