Bode Do shkurtohen shpenzimet sdo te preket struktura e pagave dhe pensioneve
Ministri i Financave, Ridvan Bode, prezantoi të martën në Komisionin Parlametar të Ekonomisë dhe Financave ndryshimet në buxhetin e shtetit për pjesën e dytë të këtij viti.
Pasi paraqiti situatën ekonomike për gjysmën e parë të vitit, Bode tha se ekonomia shqiptare i bëri ballë krizës ekonomike globale, por gjithsesi, tha ai, ndjeu efektet e saj. Megjithë ngadalësimin e pranuar të rritjes ekonomike për shkak të situatës në eurozonë, vijoi ministri i Financave Bode, normat e interesit janë të stabilizuara.
"Efektet e krizës ekonomike globale në vendet e eurozonës u ndjenë edhe në ekonominë tonë dhe kjo pasqyrohet në nivelin e të ardhurave, të cilat do të jenë rreth 14 miliardë lekë më pak se parashikimi në fillim të këtij viti, por normat e interesit janë të stabilizuara", deklaroi Bode.
Por, kreu i financave publike siguroi se rritja ekonomike e vendit do të jetë pozitive dhe më e lartë se një vit më parë. Rritja ekonomike për vitin 2011, bëri të ditur Bode, do të jetë 5%.
Duke u ndalur në projektin e buxhetit për pjesën tjetër të vitit, Bode tha se shkurtimet në buxhet parashikohen 18.3 miliardë lekë, ndërsa të ardhurat do të jenë 14 miliardë lekë më pak se parashikimi në fillim të vitit. "Shkurtimet e parashikuara në këtë p/buxhet suplementar nuk do të prekin prioritetet, që do të thotë investimet publike, por shpenzimet operative në të gjitha institucionet", deklaroi kreu i financave publike.
Bode siguroi gjithashtu se borxhi publik i vendit nuk do të pësojë rritje, por do të mbetet në të njëjtët parametra prej 59.7 % dhe se defiçiti buxhetor do të jetë 3.5 %.
Ministri Bode u shpreh se edhe këtë vit do të ketë rritje të pagave dhe pensioneve. Sipas tij, fondi për pensionet, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, nga 54 miliardë lekë në vitin 2005, në vitin 2011 llogaritet 135 miliardë lekë.
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi në parim vetëm me votat e maxhorancës, pasi deputetët e opozitës nuk ishin të pranshëm në mbledhjen e komisionit, p/buxhetin suplementar të vitit 2011.
Ndërkohë, p/buxheti pritet të kalojë të enjten në seancë plenare për diskutimin në parim dhe më pas do të rikthehet sërish në Komisonet Parlametare për diskutimin nen për nen.
Në buxhetin e shtetit për vitin 2011 të miratuar, të ardhurat llogariteshin 362 223 milionë lekë, shpenzimet 409 035 milionë lekë dhe defiçiti 46 812 milionë lekë. Ndërkohë, të ardhurat nga pushteti vendor llogariteshin 31 772 milionë lekë.