E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarande plagoset nje person ndalohen dy autoret

 Një 46 vjeçar u plagos rëndë mbrëmjen e djeshme në fshatin Berdenesht të Sarandës, ndërsa dy autorët u ndaluan nga policia e qytetit bregdetar.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, "Qani Hadëraj, 46 vjeç, u godit për motive të dobëta me armë të ftohtë nga Bari Mahilaj dhe Igli Doçe, përkatësisht 46 e 20 vjeç, tashmë të ndaluar".

Sipas burimeve, i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës, ndërsa policia ka nisur procedurën ligjore për paraburgimin e autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›