Tiranë, një person sulmohet nga qeni, dërgohet në spital

Liqeni Artificial, që konsiderohet relaks për të gjithë qytetarët, nuk ka rezultuar i tillë për një person.
Mësohet se në një nga rrugicat e kësaj zone personi, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur është sulmuar nga një qen duke i shkaktuar plagë të rënda në trup.
Ndërkohë i lënduari është dërguar menjëherë drejt spitalit. Uniformat blu kanë shoqëruar pronarin e qenit për në komisariat.