Kakavijë, sekuestrohen 2 kilogramë marijuanë, arrestohet poseduesi

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme të Policisë Kufitare Kakavije , kundër trafikut të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek ,ku dhe gjatë mesditës së sotme është finalizuar me sukses një tjetër goditje e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Efektivat e Policisë Kufitare të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije kanë ndaluar një emigrant nga Fieri, i cili do të trafikonte lëndë narkotike në drejtim të shtetit Grek.
I ndaluari është Besmir Disha, lindur në Ballsh të rrethit Fier dhe me banim të përkohshëm në Kallamata Greqi,i cili udhëtonte me një automjet tip Audi A3, me targa greke ZZZ 58 89 drejt Greqisë.
Nga kontrolli i imtësishëm i ushtruar nga ana e Punonjësve të Policisë Kufitare rezultoi se në brendësi të prapakolpit të automjetit u konstatuan dy pako , në formë cilindrike të mbështjella me letër natriban ngjyrë të zezë ku brenda tyre kishte lëndë narkotike rreth 2 kilogramë Mariuanë .
Më tej forcat blu të Gjirokastrës kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit të lartpërmendur dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të lëndës narkotike dhe automjetit.
Ndërkohë materialet në ngarkim të shtetasit Besmir Disha , do ti kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për ndjekje të mëtejshme për veprën panale të "Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike".