Arrestimi i avokatit Durmishi, bojkotohen gjyqet

Pas arrestimit te avokatit, Bujar Dyrmishi, gjate pasdites se djeshme ne Elbasan, ka ardhur reagimi i Dhomes se Avokatise se ketij qarku, e cila ka bojkotuar te gjitha proceset gjyqesore ne shenje proteste, pasi ky arrestim sipas perfaqesueseve kesaj dhome eshte antiligjor.
Bujar Dyrmishi, anetar i Dhomes se Avokatise Elbasan eshte arrestuar diten e djeshme, ku sipas policise se ketij qarku ai ka dhunuar fizikisht gjyqtarin Xheladin Karkini,ne ambjentet e zyres se ketij te fundit pas nje konflikti te castit. Por kryetari i Dhomes se Avokatise per qarkun Elbasanit, Vaso Jano, thekson ne nje komunikim me mediat se ne konfliktin ne fjale nuk ka patur konfrontim fizik, por vetem debat verbal.
Sipas tij prezent ne kete ngjarje ishte dhe nje tjeter avokat, i cili ka treguar ne lidhje me situaten. Jano thekson se Prokuroria dhe policia e Elbasanit kane kryer veprime arbitrare per arrestimin e Dyrmishit, pasi jane perqendruar tek nje ngjarje e trilluar.
Nga protesta e dites se sotme e Dhomes se Avokatise ne qarkun e Elbasanit nuk u zhvillua asnje seance gjyqesore dhe sipas udheheqesve nuk do te zhvillohet asnje proces deri ne nje vendim te dyte qe do te marre kjo dhome.