Tiranë, plagoset me armë 18-vjeçari
Një 18 vjeçar, është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë shkollës “Ismail Qemali” në kryeqytet ku 18-vjeçari me incialet I. Qoshja është qëlluar me armë pas një konflikti me një person tjetër.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës, ndërsa i riu është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore
Policia, e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimin për shkaqet e plagosjes dhe identifikimin e autorit.