Pavijoni i terrorit, Muzeu: Ja dokumentet e rralla
TIRANE-Dokumente të rralla e fotografi deri vonë të ndaluara. Këto janë risitë e Pavijonit të terrorit komunist që përurohet më 20 shkurt në Muzeun Historik Kombëtar. Një nga anëtarët e grupit të punës që prej tre muajsh është marrë me sendërtimin e këtij pavijoni na tregon atë përmbajtjen e dokumenteve dhe të panjohura e që do të zbulohen. Sipas Enver Kushit, historian, në këtë pavijon shfaqen nëpër stenda ngjarje të bujshme e fotografi të rralla, letra e dokumentet deri vonë të mohuara e të ndaluara, dëshmi krimesh e vrasjesh në 5 dekada terrori diktatorial. Aty zënë vend edhe opozitarët edhe qeveritarët, të parët me ankesa e të dytët me urdhra, që nga më të njohurat e deri tek më të çuditshmet për një njeri të pamësuar me kohën e rregullat e së shkuarës.
Cilin hark kohor përfshin pavijoni i terrorit komunist?
Pavijoni i terrorit komunist në Muzeun Historik Kombëtar përfshin periudhën nga viti 1945 e deri me rënien e diktaturës. Ai është një nga synimet kryesore të drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar prof.dr. Luan Malltezi i cili sapo erdhi e pa si një nga prioritetet e veta ringritjen e këtij pavijoni. Ish-pavijoni qe ndërtuar në vitin 1996, mirëpo me kalimin e viteve dhe daljen e dokumenteve të reja u mendua që të ribëhej. Grupi i punës së drejtuar nga prof. Malltezi përbëhet Enver Kushi nga Sotirulla Hoxha, Fatmir Boshnjaku, Sali Kadria, Ilir Gusho, Fredi Gusho dhe do përmendja në mënyrë të veçantë ndihmesën që kanë dhënë dy persona e dy institucione, e para Drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme Kastriot Dervishi dhe Agim Musta nga të përndjekurit politikë. Kastriot Dervishi ka vënë në dispozicion të këtij pavijoni fotografi e dokumente të paekspozuara më parë. Nga ana tjetër, një ndihmë të tillë na ka dhënë edhe Agim Musta si edhe Kreshnik Hashorva, që duke qenë kineast na ndihmoi me filmotekën që ka të bëjë me të përndjekurit në 50 vite diktaturë.
Cilat janë risitë e pavijonit?
Me sendërtimin përfundimtar të tij jemi marrë unë dhe Fatmir Boshjanku. Ky pavijon ka një lloj moderniteti e paraqitje grafike më cilësore falë punës së Boshnjakut. Është më i pasur në dokumentacione e në përmbajtje e sidomos me disa elementë që s'ishin më parë. Ka të pasqyruar formimin e organeve kryesore të diktaturës siç është Sigurimi i Shtetit që u bë tmerri i shqiptarëve, që nga formimi i tij e deri në fund të komunizmit. Ka dokumente e fakte që në fillim të Luftës së Dytë Botërore Enver Hoxha i dha rëndësi kësaj arme në duart e tij vrastare. Ka dokumente që flasin për jetën e këtij institucioni që në vitin 1945 dhe udhëzimin e Enver Hoxhës që të ngrihen kampe e burgje. Ka dokumente që tregojnë se si sigurimi përgjonte personalitete të kohës, kur hynin e kur dilnin, ku shkonin e kë takonin. Në vitet 1970 ka edhe dokumente që tregonin se ishin vënë në survejim edhe ambasadat e huaja në Tiranë. Dokumentet tregojnë se si ndaloheshin aparatet fotografik, kamerat dhe deri tek absurdi tjetër që në aeroportin e Rinasit kishte berberhane ku turistët para se ta kalonin doganën shqiptare qetheshin ose iu pritej mjekra sepse pamja e tyre ishte në kundërshtim me moralin shqiptar dhe në mënyrë që populli të mos ndikohej nga këto shfaqje borgjeze. Ka pasur raste që kur ktheheshin nuk i njihnin familjarët. Pastaj ka një udhëzim tjetër që tregon se si duheshin veshur shqiptarët. Merrni me mend se çfarë absurditetesh.
Janë disa stenda që flasin për gjëmën e madhe që ka të bëjë me gjyqet e mëdha të shqiptarëve.
Po për opozitën e kohës, çfarë ka pavijoni?
Për fat të keq ata që nuk e njohin mirë periudhën thonë që nuk ka pasur opozitë. Pavijoni do ta përfshijë atë në stendat e veta. Ne qëllimisht i kemi mëshuar kësaj ane me foto e dokumente. Opozita që në vitet e para si socialdemokratët që kishte në bërthamën e vet një grua nga më të kulturuarat si Musine Kokalari. Grupi tjetër "Bashkimi shqiptar" përbëhej nga njerëzit më intelektualë të shquar të kohës e mes tyre edhe priftërinjtë katolikë që regjimi i goditi shumë. Kemi edhe letra të personaliteteve të kohës që i drejtoheshin Enver Hoxhës me një kurajo të jashtëzakonshme duke kritikuar sistemin në vitin 1947.
Ata kanë guxuar t'i thonë Enver Hoxhës: Ti je tradhtar dhe ta etiketojnë si njeriun që e katandisur popullin në mjerim të skajshëm, që ka tradhtuar idealet e atyre që dolën në luftën nacionalçlirimtare, dhe se me rrugën që po ndiqte po e fuste Shqipërinë në gjakderdhje.
Po ngjarjet e bujshme të kohës, ç'vend kanë?
Është i pasqyruar edhe incidenti i bombës në Ambasadën Sovjetike në vitin 1951 kur për një natë u arrestuan 150 veta dhe u pushkatuan pa gjyq 22 persona, mes tyre edhe Sabiha Kasimati. Stalinizmi në Shqipëri vjen si ideologjie si praktikë dhe ai përfshihet në stenda. Ne kemi vënë në një stendë edhe ceremoninë që u bë në Tiranë me rastin e vdekjes së tij, madje një nga intelektualët e kohës, Fadil Kokomani i drejtohet Hoxhës me këto fjalë: Ju i detyruat shqiptarët që të uleshin në gjunjë për Stalinin, e kjo për një diktator që përgjaku një popull të tërë.
E reja tjetër është se zënë vend në një stendë gratë e pushkatuara e të ekzekutuara. Dhe nuk janë pak por tek 300-400 që jo vetëm panë tmerret e burgjeve e internimit, por edhe u vranë. Për herë të parë zë vend edhe një stendë që pasqyron një dramë tjetër që ka të bëjë me spitalin-burg psikiatrik. Në spitalin e Elbasanit u ngrit një pavijon më vete ku u shtruan kundërshtarë të regjimit, gjoja të çmendur por që duke i futur në atë pavijon që kur kanë dalë prej aty kanë qenë të çmendur vërtetë sepse ky hynin aty ata ishin shumë mirë. Kanë eksperimentuar në trurin e tyre. Shkatërrimi i trurit shqiptar, i intelektualëve zë një vend të veçantë në pavijon sepse për 50 vite janë vrarë e burgosur ajka e intelektualëve shqiptarë që kishin studiuar në universitetet më në zë të Europës. Një tjetër epilog i mirëtrajtuar në stenda është edhe ai i vrasjeve në kufi.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)