E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani-Ruli në Pukë: Sfida përfundon me zhbllokimin e familjes së fundit

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani dhe Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli kanë udhëtuar sot drejt Pukës. Të dy Ministrat janë ndalur në bashkinë e Fushë Arrëz dhe në komunën Qafë Mali, ku kanë inspektuar nga afër gjendjen e rrugëve dhe problematikën e krijuar nga dëbora, ku konfirmuan se akset rrugore kombëtare janë të hapura, ndërsa po punohet për hapjen e rrugëve në komuna. Gjatë takimit me pushtetin vëndor Nishani vlerësoi angazhimin e krerëve vendorë për kapërcimin e situates. Nga ana e tyre kryetarët e njësive vendore të Pukës vlerësuan angazhimin maksimal të qeverisë për situatën.

“Vlerësoj angazhimin e krerëve vendorë për kapërcimin e situates. Kemi pasur bashkëpunim dhe koordinim të suksesshëm për përballimin e situates. Do vazhdojmë të jemi pranë jush deri në normalizimin e situatës. Strukturat e shtetit kanë vëmendje maksimale për kapërcimin e kësaj situate. Situata në momentin e kthesës është pozitive dhe prioritet mbeten jeta dhe shëndeti i njerëzve”-tha Nishani.
 

Ministrat në vazhdim inspektuan edhe kthesën e Qafë Malit ku bashkohen rrugët lidhëse Pukë, Kukës dhe Tropojë. Gjatë vizitës Nishani theksoi se strukturat kanë punuar me përkushtim ndërsa ka shtuar se puna do vijojë edhe në vazhdim.
 

“Nga dje kemi vënë një tjetër fond në dispozicion për mbajtjen hapur të rrugëve. Dje morëm njoftimin se do vijë një helikopter nga Luksemburgu. Puna do vazhdojë duke qenë të bashkuar. Ka ende shtëpi nën peshën e dëborës ndaj u bëj apel banorëve të pastrojnë çatitë. Sfida përfundon ditën që do zhbllokohet dhe familja e fundit.” përfundoi Nishani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›