Emergjenca, Kucana: Po punohet intensivisht për hapjen e rrugëve
4 persona që kanë shfaqur probleme shëndetësore ne zonën e Temalit në Shkodër janë shoqëruar me helikopter për të marrë ndihmë shëndetësore, ndërsa po punohet intensivisht për hapjen e rrugëve të bllokuara nga bora kryesisht në veri të vendit.
Reagimi i menjëhershëm për situatën në terren vjen pikërisht në sallën e qendrës se bashkuar operacionale në ministrinë e mbrojtjes , e cila ka një strukturë të posaçme që funksionon gjithmonë 24 orë në ditë. Komandanti i qendrës kolonel Halil Kucana thotë se operacioni tashmë është i fokusuar sa i përket gjendjes shëndetësore të banorëve të izoluar, duke marrë informacion të menjëhershëm në çdo zonë problematike.
Po ashtu komandati thotë se po punohet intensivisht për hapjen e rrugëve të bllokuara kryesisht në zonat veriore të vendit duke vënë në punë me dhjetra makineri boëpastruese, si dhe për furnizmimin nga ajri dhe nga toka me ushqime për banorët.
Prej disa ditësh zonat veriore, verilindore dhe juglinodre të vendit vijojnë të jenë të bllokuara nga dëbora, situatë për të cilën u ngrit edhe shtabi i posaçëm i emergjencave civile për përballimin e kësaj situate.