E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë, përplaset makina e ambasadorit të Hollandës me të deputetit Qemal Minxhozi

Kishin shkuar për një vizitë në komunen e Gjorices por desh pësuan një aksident serioz. Amasadorët e akredituar në Tiranë, ai i Holandës dhe i Sllovenisë së bashku me deputetin e Partisë Socialiste Qemal Minxhozi kanë kanë pësuar një aksident gjatë kthimit për në Tiranë , pas vizitës në Gjoricë. Makina e diplomatëve është përplasur me atë të deputetit Minxhozui në zonën e Fushë Bulqizës. Si pasojë e aksidentit nuk ka pasur të lënduar, është dëmtuar vetëm makina e Ambasadorit të Hollandës, ndërsa mësohet se në makinën me të cilën udhëtonte ligjvënësi socialist ka pasur tre pasagjerë, ndërsa në makinën e diplomatit holandez ishte krahas ambasadorit Henk Van Den Dool edhe ai iSllovenisë Bojan Bertonceli. Ndërkohë vetë deputeti Minxhozi ka konfirmuar për Ora Neës se shkak për aksidentin është bërë dëbora dhe ngrica në rrugë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›