Udherrefyes per edukimin e nxenesve

Trajtimi i traumave, dhunës, problemet e shëndetit riprodhues apo të tjera shqetësime të adoleshenteve janë trajtuar në udhërrëfyes të posaëëm për të edukuar nxënësit e shkollave. Hartimi i këtyre protokolleve dhe trajnimi i mjekëve përmbyll fazen e fundit të programit të financuar nga Kombet e Bashkuara me një shumë prej rreth 1.4 milionë euro. Shërbimi shëndetësor në shkolla është vlerësuar nga ministri i Shëndetesise Vangjel Tavo si një hap tepër i rëndësishëm për parandalimin e shumë sëmundjeve që në moshë të hershme. Ndërkohë që përfaqësuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë garantuar mbështetjen e tyre të mëtejshme për reformat që vendi ynë po ndërmerr në shëndetësi.