E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria jep pretencen per Kasajn Dy vjet burg

 Organi i akuzës ka kërkuar 2 vjet burg për ish-IT e kryeministrisë Armando Kasaj i akuzuar për ngjarjet e 21 janarit të vitit 2011. prokurori ndini Tavani e ka konsideruar fajtor Kasajn për fshirje të planeve të kamerave të kryeministrisë ndaj ka kërkuar që t’i hiqet liria për 2 vite. Në seancën e shkuar Kasaj I ka kërkuar gjykatës gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila është pranuar nga gjyqatri Gerd Hoxha. Pranimi I kësaj kërkse I jep të drejtën Kasaj të përfitojë uljen e një të tretës së dënimit përfundimtarë që do të japë gjykata. Në datën 26 korrik do të jepen konkluzionet përfundimtare të avokatit mbrojtës të ish0IT së kryeministrisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›