Tiranë, plagoset me thikë 39-vjeçari, arrestohet autori

Një 39-vjeçar është plagosur me thikë ditën e sotme në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën "Abdyl Frashëri", në afërsi të Librit Universitar, në Tiranë, ku është plagosur me armë thikë, 39-vjeçari Spartak Qirjaqi. Menjëherë i plagosuri është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë ku ndohet në gjëndje të rëndë shëndetësore. Policia ka bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm të autorit të dyshuar të kësaj plagosjeje, i cili dyshohet të jetë shtetasi Arben Bulku, 32 - vjeç. Sipas burimeve të policisë ngjarja ka ndodhur në trotuarin e rrugës "Abdyl Frashëri", ku paraprakisht dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit midis autorit të dyshuar Arben Bulku dhe të dëmtuarit Spartak Qirjaqi, ku fillimisht i dëmtuari e ka goditur me sende të forta dhe më pas autori i dyshuar me armë të ftohtë