Prokuroria con sërish në gjykatë të tmerrshim e Vlorës
Fotaq Zaharia akuzohet për krime të kryera gjatë kohës që ishte në arrati, pas largimit nga burgu në trazirat e marsit 1997. Në operacionin e arrestimit te tij u plagos ish- shefit të krimeve të Vlorës në vitin 2006, Gentian Musabelliu.
TIRANE- Prokuroria e Krimeve të Rënda mbyll hetimet dhe dërgon sërish për gjykim në gjykatë të dënuarin Fotaq Zaharia por vepra të tjera penale. I dënuar me 23 vjet burg për krime të rënda, ndërsa të tjera dhe plagosjen e ish- shefit të krimeve të Vlorës në vitin 2006, Gentian Musabelliu, këtë herë Zaharia do të procedohet për akuzat e "vjedhjes me armë" dhe "rrëmbimit" në bashkëpunim.
Prokuroria akuzon Zaharinë një ngjarjen e ndodhur më 19 nëntor të vitit 2001 në Vlorë, kur ai, (sapo kishte arritur të arratisej nga burgu) në bashkëpunim me me të dënuarin Ermir Habili kishin hyrë në banesën e Sokol Jankut për të grabitur dhe më pas kishin marrë peng për disa orë bashkëshorten e tij. Pas ngjarjes në fjalë Zaharia mundi t'i shpëtonte policisë për t'u arrestuar disa vite më vonë prej saj.
Në qershor të vitit 2001, në rrethana misterioze Zaharia mundi të largohej së bashku me tre bashkëvuajtësit e tij nga dhomat e paraburgimit të Vlorës, nga ku po priste shqyrtimin e çështjes së tij në Gjykatën e Lartë. Më pas i dënuari akuzohet se kreu grabitjen e banesës së Jankut. Në 2006 në kuadër të operacionit për arrestimin e tij Zaharia plagosi punonjësin e policisë Gentian Musabelliu. Sipas prokurorisë Fotaq Zaharia, 43 vjeç nga Vlora ka realizuar krimet për të cilat do të gjykohet gjatë kohës që ishte në arrati, pas largimit nga burgu gjatë trazirave të marsit 1997.
(s.g/BalkanWeb)