E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Durrësit, shtyhet procesi i gjykimit për të 95-tën herë

Banda e Durrësit ka arritur rekord në shtyrjen e seancave gjyqësore. Plot 95 herë për arësye të ndryshme është shtyrë gjykimi i një prej bandave më të rrezikshme në vend, me arësye nga më të ndryshmet. 

TIRANË - Mungesa e dy avokatëve mbrojtës të të akuzuarit kryesor të bandës së Durrësit, Lul Berisha është bërë shkak për pezullimin e seancës së 95-të gjyqësore. Seanca ndaj bandës së Durrësit nisi me debate të ashpra për shkak të mungesës së dy avokatëve, cka detyroi prokurorinë të kërkonte shtyrjen e seancës, kërkesë e cila nuk u pranua nga gjykata. Në vend të tyre për të ndjekur cështjen u caktuan dy avokatë shteti. Caktimi i dy avokatëve u kundërshtua si nga dëshmitarët ashtu dhe nga të akuzuarit si Indrid Dokle. Madje një prej dëshmitarëve i njohur me pseudinimin Coli tentoi të lërë sallën bashkë me tjerë. Konfuzioni dhe trazirat detyrun gjukatën ti jepte fund edhe kësaj seance.
(m.a/News24)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›