Kriza, Guvernatori i BSH: Rajoni pasojat do ti ketë të njëjta
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka deklaruar gjatë konferencës së 8 ndërkombëtare “Politikat e stabilitetit financiar dhe monetar” se kriza financiare boterore kercenon ende vendet e rajonit
TIRANE-Vendet e rajonit do të vuajnë nga të njëjtat pasoja të krizës financiare botërore, e shndërruar tashmë në një krizë ekonomike. Një prej tyre është reduktimi i ndjeshëm i financimeve të huaja, cka do të ndikojë në zhvillimin ekonomik. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka deklaruar gjatë konferencës së 8 ndërkombëtare “Politikat e stabilitetit financiar dhe monetar” se “vendet e rajonit duhet t’i paraprijnë kësaj situate”.
Gjatë këtij aktiviteti, ku të pranishëm kanë qenë bankierë nga i gjithë Rajoni, kryeministri i vendit Sali Berisha deklaroi se Shqipëria i ka bërë ballë krizës globale dhe sistemi bankar vendas është i sigurt.
Sistemi bankar në rajonin tonë karakterizohet nga elemente të përbashkët, sic është prania e të njëjtave banka apo edhe dominimi kredisë në valutë të huaj. Kjo është arsyeja që duhet treguar kujdes, pasi pasojat që mund të ndodhin në sistemin bankar të një vendi rrezikojnë të prekin edhe vendet fqinjë.
(d.b/News24/BalkanWeb)