Tiranë, plagoset me thikë një 17-vjeçar, policia arreston 2 autorët
TIRANE- Një 17-vjeçar është plagosur me thikë mesditën e sotme në kryeqytet. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pranë shkollës “Gjon Buzuku” në afërsi të zonës së “Xhamllikut”.
Sipas burimeve zyrtare të komisariatit numër 4, bëhet me dije se shtetasi Xh.Haxhillari 17 vjeç ka qenë në një bar kafe me dy persona të tjerë, me të cilët është konfliktuar për arsye të panjohura.
Këta të fundit kanë nxjerrë një thikë dhe e kanë goditur tre herë 17-vjeçarin dhe më pas janë larguar nga vendngjarja. Dy orë pas ngjarjes, policia ka arrestuar 33-vjeçarin Aleksander Dibra dhe Klajdi Dibrën 20 vjeç, si të dyshuarit kryesorë të ngjarjes.
Ndërkohë 17-vjeçari i plagosur është dërguar me urgjencë në spital, prej ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq autoritetet vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(er.nu/s.koka/BalkanWeb)