E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tiranë, plagoset me thikë një 18 vjeçar të fusha “Ali Demi”, policia nis hetimet, shpall në kërkim autorët e dyshuar

Policia e Tiranës bëri të ditur se sonte në mbrëmje, në afërsi të fushës “Ali Demi”, ka ndodhur një plagosje me thikë, ku, për pasojë, ka mbetur i lënduar një 19-vjeçar me iniciale O.Sh. Personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje, si dhe vënien përpara përgjigjësisë ligjore të autorit apo të autorëve.

“Më datë 21.02.2023, rreth orës 21:00, Salla Operative ka marrë njoftim se në afërsi të fushës “Ali Demi”, është dëmtuar, në rrethana ende të paqarta, dyshohet me mjet prerës shtetasi O. Sh., 19 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.’- njofton policia e Tiranës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›