E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, plagosi me thikë 2 të rinj, shpallet në kërkim 17-vjeçari

Një 17-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e kryeqytetit pasi akuzohet për plagosjen e dy personave në Vorë.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se ka nisur proçedimi penal, për shtetasin A.H, 17 vjeç pasi dyshohet se gjatë ditës së djeshme në afërsi të shkollës 9 vjeçare pranë Bashkisë Vorë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë të ftohtë thikë 21-vjeçarin Julian Gjoka dhe 23-vjeçarin Klodjan Kulli.
 

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital dhe mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
 

Menjëherë 17-vjeçari është larguar nga vendngjarja ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›