Aksidenti në Sauk, policia arreston 19-vjeçarin

Policia e kryeqytetit ka arrestuar një 19-vjeçar i cili gjatë mbërmjes së djeshme në Sauk duke udhëtuar me mjetin e tij ka përplasur një motorr ku për pasojë ka gjetur vdekjen një person dhe është plagosur një tjetër.
Burime nga policia bën me dije se është arrestuar 19-vjeçari Enis Sollaku pasi përballë Policisë Ushtarake në Sauk, duke drejtuar automjetin tip "Volsvagen Pasat", me targa TR 4999 P, me drejtimin Elbasan- Tiranë, ka hyrë në parakalim të një autobuzi dhe është përplasur me motomjetin tip "Lifan", me targa TR 519 E, i cili drejtohej nga 32-vjeçari Ritvan Kapeta, banues në Tiranë.
Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i motorrit Ritvan Kapeta, dhe vëllai i tij Bledar Kapeta, 26 vjeç, i cili u dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka bërë të mundur edhe sekuestrimin e automjetit ndërsa materialet në ngarkim të 19-vjeçarit i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme për konsumim të veprës penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".