E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, plagoset mearmë një 24-vjecar

TIRANE- Një 24-vjecar ka mbetur i plagosur në një lokal pranë Institutit të Inxhinierisë në Tiranë.

Mësohet se persona të panjohur kanë hyrë në lokalin ku ndodhej viktima dhe pasi e kanë qëlluar me armë zjarri janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Burime nga policia bëjnë të ditur se i plagosuri është 24 vjecari, Roland Ndokaj i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›