Masakra e Srebrenicësmemorial për tëakuzuar perëndimin
SREBRENICë -Më 11 korrik të vitit 1995 forcat serbo-boshnjake kryen një prej masakrave më të rënda kundër njerëzimit duke vrarë në Srebrenicë 8 mijë burra dhe djem myslimanë boshnjakë dhe që cilësohet si një prej mizorive më të rënda që pas Luftës së Dytë Botërore.
Paqeruajtësit holandezë të Kombeve të Bashkuara u dislokuan në Srebrenicë dhe rreth saj gjatë periudhës së kësaj masakre por nuk kishin mjaftueshëm armë të rënda dhe urdhërin për të ndërhyrë.
15 vjet më pas, të afërmit e viktimave kërkojnë një shpjegim nga Kombet e Bashkuara për atë të cilën ata e cilësuan një dështim për të parandaluar masakrën.
Nënat e Srebrenicës tashmë planifikojnë mbajtjen e një memoriali për të shprehur publikisht akuzat ndaj perëndimit të cilën e kanë quajtur, shtylla e turpit.
Në muajt e fundit aktivistët boshnjakë të të drejtave të njeriut kanë mbledhur 16 mijë e 744 këpucë që përfaqësojnë 8372 viktima. Me këto këpucë do të mbushen 2 shkronjat gjigande UN (Kombet e Bashkuara) të formuara nga metal i bërdhë në formë rrjete.
Monumenti do të ndërtohet në Srebrenicë në vitin 201.
(e.n/News24/BalkanWeb)