Topi i Artë dhe trofeui FIFA-s bashkohen në një
TIRANE- Topi i Artë dhe çmimi “FIFA World Player”, tani e tutje do të jenë një trofe i vetëm, i cili do t’i jepet futbollistit më të mirë në botë. Lajmi u bë i ditur nga vetë presidenti i FIFA-s Sep Blater, i cili ka firmosur në Johanesburg një akord me presidenten e grupit që ka pronësi revistën France Football, Mari-Oldi Amauri.
Çmimin do të mbajë emrin “Topi i Artë i FIFA-s” dhe do të jepet në muajin janar. Përsa i përket jurisë ajo do të përbëhet nga trajnerët dhe kapitenët e ekipeve komnëtare, si edhe nga përfaqësues të gazetarëve sportivë, duke ruajtur traditën e të dy trofeve të mëparshëm.
Këtë sezon, ceremonia për dorëzimin e Topit të Artë të FIFA-s, do të zhvillohet më 10 janar 2011 në Zyrih. Vendimi për të unifikuar dy trofetë më të rëndësishëm në aspektin personal për një futbollist, ishte bërë gati i detyrueshëm, duke parë se si revista France Football, ashtu edhe FIFA, kanë zgjedhur të njëjtin lojtar në vitet e fundit: në 2006 Kanavaro, në 2007 Rikardo Kaka, në 2008 Kristiano Ronaldo dhe në vitin 2009 Lionel Mesi.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)