E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmet, vodhi me pistoletë lodër, arrestohet 44-vjecari

PËRMET- Një 44-vjecar është vënë në pranga nën akuzën e vjedhjes me dhunë në Përmet. Ardian Liço është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi një natë më parë i maskuar, ka kërcënuar me një pistoletë lodër një cift me iniciale I.Th dhe A.Th, pronarë të një fast foodi në qytetin e Përmetit.

Sipas policisë, Liço ka ushtruar edhe dhunë fizike mbi ciftin duke arritur t’i marrë një shumë parash. Mësohet se ndërsa po tentonte të vidhte një shumë prej 1 milion lekësh i ka rënë arma lodër, çka ka zbuluar edhe skemën e mashtrimit të përdorur prej 44-vjecarit, i cili u largua nga vendngjarja duke u arrestuar mëngjesin e sotëm.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›