E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, policia: Arrestohet një i kërkuar për vrasje në 1996-ën

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një të kërkuari për vrasje.
 

Zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini ka deklaruar se është arrestuar 34-vjeçari Rexhep Toshi i cili ishte dënuar me 23 vjet burg për vrasje e një bashkëqytetari të tij në vitin 1996.
 

Sipas policisë, 34-vjeçari ishte larguar nga burgu në vitin 1997 dhe fshihej në qytete të ndryshme të vendit me identitet të rremë.
 

Gjithashtu policia thekson se Toshi kërkohej edhe në shtetin Helen pasi ishte dënuar nga drejtësia greke me 12 vjet burg për trafik të lëndëve narkotike.
 

Gjithashtu zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini  ka bërë me dije se me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor, policia e kryeqytetit ka marrë një sërë masash për forcimin e rendit dhe sigurisë publike pranë qëndrave studentore dhe shkollat e të gjitha niveleve.

Këto masa sipas saj konsistojnë në organizimin dhe drejtimin e shërbimeve të policisë në kontrollin e plotë të territorit, në përcaktimin dhe ndjekjen e detyrave nga Patrulla e Përgjithshme të Policisë, strukturat e Parandalimit dhe Hetimit të Krimeve, në interes të garantimit të rendit e qetësisë publike dhe zhvillimit normal të proçesit mësimor, në shkollat e të gjitha niveleve në Qarkun e Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›