E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, plagos vëllain me sopatë, arrestohet 35-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit. Një 35-vjeçar ka plagosur me sopatë vëllain e tij pas një konflikti mes tyre.
 

Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen “5 Maji” të qytetit të Elbasanit ku 35-vjeçari Gëzim Caka ka qëlluar me sopatë vëllain e tij Edmond Caka i cili është plagosur rëndë.
 

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit por më pas është dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë për një një ndihmë më të specializuar.
 

Ndërkohë policia ka arritur të arrestojë edhe autorin e plagosjes ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›