E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, policia gjen 3 fëmijë të humbur, vogëlushët: Kemi që dje vetëm

TIRANË- Policia e Tiranës ka gjatur tmbëmjen e sotme tre fëmijë të humbur, në zonën e Porcelanit.

Manushaqe, Serxho dhe Xhina janë emrat e fëmijëve të gjetur përkatësisht e moshave 6, 4 dhe 2-vjec, ndërkohë uniformat blu bëjnë me dije se janë mirë dhe tashmë ndodhen në komisariatin numër 4 të kryqytetit.

Fëmijët kanë mundur t’u rrëfejnë uniformave blu emrat e prindërve të tyre, të cilët janë: Leta dhe Donald Kala.

Packa moshës së tyre të vogël fëmijët kanë thënë se ata që ditën e djeshme janë vetëm, pasi prindërit e tyre i dërguan tek një grua e panjohur që sipas vogëlushëve i përzuri dhe se tashmë ato nuk e dinë ku ndodhen nëna dhe babai i tyre.

Policia është vënë menjëherë në kërkim të prindërve në mënyrë që vogëlushët të dërgohen në shtëpinë e tyre.

Nga rrëfimet që u kanë marrë fëmijëve policia njofton se fëmijët e kanë shtëpinë në zonën pranë Farmacisë 10.

Në bazë të informacionit të marrë nga fëmijët, policia ka identufikuar banesën e familjes Kala, ku ka ushtruar kontroll, por nuk ka gjetur aty prindërit e fëmijëve.

Policia i bënë apel familjarëve që të vijnë të marrin vogëlushët, të cilët ndodhen në ambintet e komisariatit numër 4 në kryeqytet.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›