Mamurras, makina përplas këmbësorin, pranga kosovarit
MAMURRAS- Një person ka humbur jetën pasditen e sotme në një aksident rrugor në aksin Lac-Fushë Krujë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Mamurrasit. Sipas policisë 60- vjecari Pjetër Prenga ka qenë duke kaluar rrugën, ndërsa është përplasur nga një automjet tip Audi me targa të Kosovës.
Përplasja ka qenë fatale për 60-vjecarin, duke i sjellë vdekjen e menjëhershme. Tashmë është bërë i mundur arrestimi i drejtuesit të mjetit, shtetasi kosovar Gazmend Lami, 34-vjec.
Po hetohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
(e.m/BalkanWeb)