E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Stresi’ arrestohet për kanosje me armë

POGRADEC- Policia e Korcës ka arrestuar pak më parë 24- vjecarin Arkimed Lushaj, këngëtari i muzikës hip-pop i njohur ndryshe edhe me emrin e artit ‘Sresi’.

Në një njoftim zyrtar të komisariatit të Korcës, bëhet e ditur se këngëtari u arrestua ne piken e kalimit kufitar ne Qafë-Thanë teksa Stresi po shkonte drejt Maqedonisë për një koncert.

Gjithmonë sipas njoftimit zyrtar Arkimed Lushaj akuzohet për veprat penale të shtrëngimit me armë, kanosje, ose dhunë për vënie pasurie në bashkëpunim.

Stresi akuzohej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për gjobvënie ndaj një emri të njohur në fushën e muzikës dhe artit.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›