E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, grabitën pikën e transfertave, dy të dyshuar

ELBASAN- Ndalohen dy persona të dyshuar si autorët e grabitjes së agjencisë Western Union në qendër të qytetit të Elbasanit.

Policia rajonale ka njoftuar ndalimin e dy personave, vetëm 24 orë pas grabitjes së kësaj pike, ndërkohë që nuk bën të ditur për arsye hetimore identitetin e tyre.

Sipas policisë, po punohet për dokumentimin ligjor të provave që implikojnë në grabitje dy të ndaluarit.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi një ditë më parë në lagjen Kongresi i Elbasanit, kur dy persona të maskuar arritën të grabisnin një shumë të konsiderueshme parash nën kërcënimin e armëve, për t’u larguar qetësisht nga vendngjarja.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›