Sulmohet Wikileaks, zhduken dokumente për Shqipërinë
TIRANE- Faqja online e internetit Wikileaks, websajti më i famshëm për publikimin e korrespondencës mes ambasadave amerikane në të gjithë botën me Departamentin Amerikan të Shtetit është sulmuar.
Lajmi është bërë i ditur në rrjetin social Twitter dhe mendohet se është shpërndarë nga vetë Julian Asanzh, themeluesi i australian i faqes onlinë. Mesazhi i përcjellë në Twitter është «WikiLeaks.org është aktualisht nën sulm”. Një javë më parë Wikileaks publikoi, qindra dokumente, pjesë e korrespondencës së ambasadës amerikane në Tiranë me DASH.
Aktualisht në faqen e Wikileaks ndodhen vetëm 6 dokumente për Shqipërinë ndërkohë që dje rezultonin gati 700 dokumente të tilla.
Organizata njofton se ka pësuar sulmin informatik gjatë natës së mbrëmshme, ndërsa po procedonte me publikimin e një vale të re mesazhesh diplomatike amerikane, të njohura ndryshe si kabllograme, mes te cilave edhe qindra të dërguara nga Ambasada amerikane në Tirane drejt DASH, që nga viti 2007 deri në 2010-ën.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera Sekretet e Wikileaks, DASH: Rrezikojnë sigurinë e diplomacinë Wikileaks, Berisha, ish-komunist hesht për hapjen e dosjeve Wikileaks, Withers në '09: Bojkoti i Ramës, pa strategj KLIKO KETU PER TE LEXUAR TE GJITHA SHKRIMET E WIKILEAKS