PS, Balla: Berisha mban peng rezultatin në Shalë
TIRANE- PS akuzon qeverinë se “po mban peng” rezulatin e zgjedhjeve në komunën Shalë, në qarkun Shkodër, për të vjedhur mandatin. Në një deklaratë për mediat, deputeti Taulant Balla lëshoi akuza në drejtim të KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor për shkatërrimin e zgjedhjeve.
“Pasi urdhëroi përdorimin politik të çdo institucioni shtetëror, pasi keqpërdori ditën e zgjedhjeve policinë e shtetit, me forca speciale dhe helikopterë, pasi i numëroi vetë votat nga Ristani i tij në Komisionin Qëndror të Vjedhjeve, pasi të gjithë shqiptarët panë fitoren e kandidatit tonë edhe në komunën Shalë, Saliu nuk e pranon humbjen dhe po rivë në veprim skemën e vjedhjes në bashkëpunim të mandatit nga Kolegji dhe KQZ. “- nënvizoi deputeti Balla nga selia rozë.
Sipas tij “Është mëse e qartë se në Shqipëri Komisioni Qëndror i Vjedhjeve dhe Kolegji shkatërruan zgjedhjet lokale të 8 majit, ashtu siç identifikohet shprehimisht nga raporti i OSBE/ODIHR-it dhe nuk kanë më asnjë legjitimitet për të gjykuat asnjë proces zgjedhor.”
(s.g/BalkanWeb)