E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, policia gjen një fëmijë të humbur

Policia e Tiranës ka gjetur ditën e djeshme një fëmijë të mitur në zonën e Paskuqanit. Ajo u bën thirrje familjarëve ose personave që mund ta njohin që të paraqiten në mjediset e komisariatet nr. 5 për ta marrë atë. Fëmija është rreth moshës 5-6 vjeç dhe i gjatë rreth 1.10 cm. Policia bën të ditur se ai ka flokë ngjyrë gështenjë dhe sytë ngjyrë të zezë. Ai ka veshur xhinse blu dhe triko ngjyrë blu me vija të bardha dhe të kuqe. Për të bërë të mundur kontaktin sa më të shpejtë të familjarëve dhe personave të tjerë që mund ta njohin, policia e Tiranës ka lënë edhe një numër telefoni për të gjithë të interesuarit, i cili është 04 22 00182. Gjithashtu, të afërmit e tij mund të paraqiten edhe në mjediset e komisariatit nr. 5.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›