E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarret dogjën 1300 hektarë pyje

TIANË Mbi 1300 ha pyje dhe kullota janë përfshirë nga zjarri gjatë këtyre javëve të nxehta të verës. Specialistët e Drejtorisë së Pyjeve tregojnë se gjatë muajve të pranverës ka patur një rritje të ndjeshme të barishteve, që nën trysninë e këtyre temperaturave të larta janë thare. Këto territore bëhen të pamenaxhueshme sa herë ka zjarr. Në zyrën e Genci Hoxhajt, në Drejtorinë e Pyjeve, nuk pushojnë telefonat, ku raportohet për rënie zjarri dhe kërkesa për ndihmë. Hoxhaj tregon se shpesh ndërhyrja për të vënën nën kontroll situatën është shumë e vështirë. Drejtoria e Pyjeve ka në dispozicion 1 mijë njerëz dhe 6 zjarrfikëse që mund të ndërhyjnë në zonat e mbrojtura. Por këto mjete nuk janë të mjaftueshme dhe puna bëhet më e vështirë, kur kryetarët e komunave qëndrojnë fare indiferentë sa herë ka zjarre në zonat e tyre. “Njësitë e qeverisjes vendore janë tërësisht indiferente ndaj këtij fenomeni. U bëj thirrje të gjithë drejtuesve, por edhe banorëve, të angazhohen për fikjen e zjarreve, pasi situata është mjaft e vështirë”, pohoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›