E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksera: Sfidë, rritja e numrit të grave në vendimmarrjet politike

TIRANE- Roli i gruas në qeverisje vazhdon të mbetet i pakët me gjithë përmirësimet e vazhdueshme ligjore që shteti ka ndërmarrë në kuadër të përmbushjes së rekomandimeve të BE. Deklaratat janë bërë gjatë konferencës kombëtare dy ditore “Roli i gruas në qeverisje“, organizuar nga prezenca e OSBE në Shqipëri.

Ministri i Punës dhe Cështjeve Sociale Spiro Ksera, i pranishëm në konferencë, ka vlerësuar rritjen e rolit të gruas në shoqërinë shqiptare, packa problemeve që hasen. Sipas tij, roli i gruas shqiptare në qeverisje mbetet shumë poshte përqindjes së caktuar.

“Asnjë prej partive politike nuk ka përmbushur detyrimin për 30% të përfaqësuesve në Parlament dhe sigurisht gjinia më pak e përfaqësuar mbeten femrat. Rezulton se nga 65 bashki, 3 prej tyre drejtohen nga gratë, ose 7,7%“, tha Ksera.

Të njëjtin qendrim për këtë cështje ndau edhe ambasadori i OSBE-së Wollfarth. Konferenca do të zgjasë dy ditë dhe në të pritet të marrin pjesë personalitete të larta të shtetit shqiptar.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Ksera: Sfidë, rritja e numrit të grave në vendimmarrjet politike

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›