Basha pret grupin diplomatik “Mirëserdhët në Tiranë”
TIRANË- Grupi diplomatik “Mirëserdhët në Tiranë” ka zhvilluar një takim në Bashkinë e Tiranës ku është njohur me vlerat historike, kulturore dhe artistike të kryeqytetit. Me ftesë të zonjës Aurela Basha, bashkëshortja e kryebashkiakut Basha, grupi zhvilloi fillimisht një vizitë në Bashkinë e Tiranës dhe më pas vizituan Kullën e Sahatit.
Si promovuese e këtij klubi, zonja Liri Berisha u shpreh se, ai do të shërbejë për të njohur më mirë vlerat e njëri-tjetrit.
“E rëndësishme në krijimin e këtij klubi është që këto zonja, jo vetëm të njohin kulturën dhe historinë tonë, por edhe ne nëpërmjet aktiviteteve të njohim traditat, kulturën dhe historinë e vendeve prej nga ato vijnë”, tha zonja Berisha.
Vizita u zhvendos më tej në ambientet e muzeut të orëve “Kulturë dhe Vazhdimësi”,e cila është konceptuar si një rikthim i një vlerë të munguar për qytetin e Tiranës, pas mëse 10 vjetësh.
(ma.ar/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Basha pret grupin diplomatik 'Mirëserdhët në Tiranë'